Ukrainë: Deputetët grushta e shkelma njëri-tjetrit (Video)

0
950

Ukraina

Deputetët e “Verkhovna Rada”-s, Kuvendit të Ukrainës, janë përfshirë në një përleshje gjatë fjalimit të kryeministrit ukrainas, Arseny Yatsenyuk. Kryeministri duke mos dashur ta komentojë incidentin, deputetët e opozitës i quajti “moronë”.

Përleshja filloi mes deputetëve të bllokut të presidentit Petro Poroshenko (PPB) dhe Frontit të Popullit të Yatsenyukit (PF), kur deputeti Oleg Barna nga PPB shkoi drejt foltores gjersa kryeministri ishte duke folur, duke i dhuruar atij një buqetë trëndafilash, duke tentuar ta tërheq jashtë pastaj, transmeton KosovaPress.

Krejt kjo çoi në një përleshje masive që detyroi ndërprerjen e fjalimit të kryeministrit Yatsenyuk.

Në përleshje u përfshinë edhe më shumë deputetë dhe e gjithë ngjarja zgjati për disa minuta, por pati edhe disa që ishin shumë konfuzë siç shihet në video. Kur gjithçka përfundoi përfaqësues të të dy partive kërkuan falje publikisht.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=2zgTl6-KWqg” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu