Ukrainë-Rusi: Diferencat e forcës ushtarake

0
786

Në letër, të paktë, ushtria ukrainase duket e besueshme edhe pse numerikisht është inferiore para forcave të armatosura të Rusisë. Moska ka katër herë më shumë trupa aktivë dhe dy herë më shumë tanke se Kievi.

Siç po shkojnë gjerat, nëse Rusia hyn në lindje të Ukrainës, atëherë forcat ukrainase do të jenë në gjendje të reagojnë më mirë se sa bënë forcat e armatosura të Gjeorgjisë së vogël kur rusët e sulmuan në vitin 2008.

Por, në realiteti ushtria e Ukrainës është e hallakatur; nuk është e gatshme dhe shumë pajisje të saj janë në depo. Gjithashtu duhet vënë në pikëpyetje edhe besnikëria e elementëve të ushtrisë ukrainase ndaj autoritetit të përkohshëm në Kiev.

Rusia ka vënë në lëvizje 150 mijë trupa të ushtrisë në lindje të Ukrainës. Sa u takon krahasimeve në numër: Rusia ka 845 mijë trupat armatosura, ndërsa Ukraina ka afërsisht 130 mijë. Rusia ka 2 500 tanke, kurse Ukraina 1 110.

Në inferioritet total është edhe sa i takon numrit të avionëve luftarakë pasi ka vetëm 221 përkundrejt 1 389 që ka Rusia. Sa u takon anijeve luftarake, Rusia ka 171 dhe 25 prej këtyre i ka në Detin e Zi, kurse Ukraina vetëm 17.

/BBC/Shekulli Online/F.S./

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu