Update: Kolaicioni para firmosjes

0
846

Shkup, 24 qershor – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në takimin e sotëm i cili do të realizohet menjëherë pas kthimit të Kryeministrit nga Brukeseli do të formalizojnë marrëveshjen për formimimin e Qeverisë së re.

Burime në BDI- për portalin “ Zhurnal”, kanë konfirmuar se në takimin e sotëm do të arihet marrëveshja përfundimtare rreth kabinetit të ardhshëm qeveritarë.

Jozyrtarisht, në këtë mandat BDI-a do të fitojë pesë poste të ministrave dhe dy poste zëvendëskryeministrash, atë për impelemntimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe zëvendëskryeministrin për eurointegrime.

Kryetari i Parlamentit edhe më tej do të mbetet në duart e VMRO-DPMNE-së, dhe sipas të gjitha gjasave në këtë pos do të mbetet Kryetari aktual Trajko Veljanovski, ndërsa BDI do të fitojë ministrinë e transportit, atë të drejtësisë, bujqësisë ministrinë e ekologjisë dhe të kulturës.

Sipas burimeve jozyrtare, zëvendëskryeministër për implementimin e marrëveshjes së Ohrit do të ulet Musa Xheferi, ndërsa poste në ekzekutiv do të kenë edhe Abdilaqim Ademi,Teuta Arifi, Ermira Mehmeti-Devaja, Ejup Rustemi dhe ish deputeti Adnan Jashari.  

Partia e Ahmetit gjatë ndarjes së kulaçit do të ketë edhe Shefin e shtatmadhorisë së Armatës, si kandidat më serioz përmendet Gjenarli Naser Sejdini, i cili për momentin ushtron detyrën e zëvendëskomnadantit të përgjithshëm të ARM-së.

BDI-ja, gjithashtu në mandatin e ardhshëm do të ketë edhe drejtorinë e të hyrave publike ose atë të doganave, ndërsa do të ketë edhe pse zëvendësministra dhe po aq  Sekretarë shtetërorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu