“Ura përmes Ibrit, në pajtim me marrëveshjen e arritur në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë

0
409
“Ura përmes Ibrit, në pajtim me marrëveshjen e arritur në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë
Në takimin e ekipeve teknike për implementimin e marrëveshjes për rivitalizimin e urës së lumit Ibër në Mitrovicë, i cili është mbajtur në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, është arritur marrëveshje.
Thuhet se muri i ngritur në pjesën veriore do të ridizajnohet, respektivisht të transformohet në amfiteatër të hapur, dhe i cili do të jetë pjesë e zonës së këmbësorëve në rrugën “Mbreti Petar”.
Kështu ka thënë sonte kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, të dyja palët në mënyrë shumë konstruktive paraqitet faktet të cilat kanë kontribuar që ky takim të rezultojë më gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme, kurse përfaqësuesit e BE­së kanë ndihmuar në arritjen e marrëveshjes të pranishme për të dy palët.

“Megjithë faktin që ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri nxjerrë të pavërteta duke paralajmëruar rrënimin e murit në pjesën veriore të qytetit, ku për të disatën herë shkelë marrëveshjen e arritur, delegacioni serb është i lumtur që sot kemi arritur zgjidhje të ridizajnuar, e cila, edhe një herë theksoj, nuk nënkupton kurrfarë rrënimi të murit”, ka thënë Rakiq.
Sipas tij, në ditët në vazhdim të gjitha marrëveshjet do të implementohen në terren, me qëllim që bashkësia serbe të ketë paqe dhe stabilitet afatgjatë.
“Ura përmes Ibrit, në pajtim me marrëveshjen e arritur më herët, nuk do të hapet para se të përfundojë zona e këmbësorëve në rrugën ‘Mbreti Petar’, respektivisht krijimi i kushteve të sigurisë për lëshimin e urës në qarkullim”, thotë Rakiq.
Në anën tjetër, ministrja për Dialog, Edita Tahiri pas takimit ka thënë se muri do të rrënohet!!! /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu