Urdhëri Hagës: “Arrestoni Gedafin”

0
806

Gjykata për Krime Ndërkombëtare në Hagë ka lëshuar sot fletë arrestin për liderin e Libisë Muamer Gadafin.

Gjykata e Hagës e akuzuar Gedafin për krime kundër njerëzimit, të kryera kundër kundërshtarëve të tij, që nga mesi i muajit shkurt.

Sot bëhen 100 ditë që vazhdon konflikti i armatosur në Libi mes protestuesve dhe forcave qeveritare të drejtuara nga koloneli Muamar Gedafi, i cili edhe pse nuk është më aq i fuqishëm saqë ishte më parë vazhdon te jetë në pushtet.

Prokurori i kësaj çështjeje Luis Moreno Okampo ka kërkuar nga gjykata mandatet ndërkombëtare për arrestimin e Gedafit, djalit të tij Seif al Islam dhe drejtorit të shërbimeve sekrete Abdallah al Senusi.

Gedafi është kryetari i dytë i një shteti për të cilin kjo gjykatë ka nxjerr një mandat arresti, i pari ishte presidenti i Sudanit Omar al Bashir, i cili është në kërkim që në vitin 2008.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu