
Në Shtetet e Bashkuara, COVID-19 vazhdon të përhapet dhe numri i të vdekurve arriti shifrën 100, sipas njoftimeve të sotme ende jozyrtare.
Shtetet më të goditura të Amerikës vazhdojnë të jenë Uashingtoni, Nju Jorku dhe Kalifornia.
Numri i rasteve të konfirmuara si në Uashington ashtu edhe në Nju Jork po arrin në rreth 1,000. Në shtetin Uashington, zyrtarët raportojnë për të paktën 48 vdekje që nga fillimi i pandemisë.
Zyrtarët thanë se administrata do të bëjë ç’është e mundur për të frenuar pandeminë.
“Për një vend kaq të madh, ne po ecim mirë,” tha Presidenti Trump.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në SHBA e ka kaluar shifrën 5,000 ndërkohë që është shtuar numri i testimeve.
Presidenti Trump tha: “Do të vdesin shumë njerëz. Qëllimi ynë është të pakësojmë numrin e njerëzve që mund të vdesin./voa.