Ushtarët e paramilitarë serbë që luftuan në Kosovë mund të shpërblehen me miliona euro

0
373

Londër, 3 maj , Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg mund të marrë shumë shpejt një vendim, sipas të cilit do të shpërblejë me miliona euro ushtarët dhe paramilitarët serbë me miliona euro, për pjesëmarrjen në luftën kundër shqiptarëve dhe NATO-s. Lajmin e transmeton gazeta britanike Daily Mail, sipas së cilës këtë muaj një panel i gjyqtarëve do të dëgjojë ankesat për dëmshpërblim. Mundësia e tillë është përshkruar si cmenduri dhe bizare nga disa deputetë të Partisë Konservatore të kryeministrit David Cameron. “Daily Mail” kujton se këtë ushtarë kanë kryer pastrim etnik kundër shqiptarëve të Kosovës, dhe se NATO-ja me britanikët në të, ka bombarduar Serbinë për ta shpëtuar Kosovën nga Miloseviqi. Gjykata pritet të urdhërojë pagesë për rezervistët, pasi që ata janë ndjerë të diskriminuar, raporton KTV. 

“Kjo është bizare. Lufta e Kosovës kishte të bëjë me parimet e vetëvendosjes, dhe tani gjykatësit e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e shohin të arsyeshme të ndërhyjnë në drejtimin e kundërt. Nuk ka shumë gjëra që të bëjnë të kesh simpati për serbët, por kjo është çmenduri. Kredibiliteti i Gjykatës do të bjerë shumë”, ka thënë deputeti konservator Douglas Carsëell.

Gazeta britanike citon raporte të OKB-së që e kanë vlerësuar luftën e Kosovës si përpjekje për pastrim etnik  që do të realizohej me forma kriminale, duke përfshirë deportimet, vrasjet dhe persekuptimin e shqiptarëve të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu