Ushtari i KFOR-it përdhunoi disa Femra në Kosovë

0
746

Një ushtar i KFOR-it është kthyer në vendlindjen e tij për tu përballur me akuzat për dhunime seksuale. Kjo pas denoncimeve të bëra nga disa femra kosovare.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit të KFOR-it. Përmes një deklarate për shtyp KFOR tha se ata kanë kryer një hetim të brendshëm për këtë çështje, ndërsa kundër ushtarit do të nisë edhe një procedurë disiplinore.

Sipas deklaratë në fjalë, ushtari që akuzohet për dhunim seksual, tashmë është rrugës për në shtetin e tij por identiteti dhe përkatësia kombëtare nuk bëhen të ditura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu