Jusuf Buxhovi: Kanë ba edhe libra se jam ‘shpijun’. Unë jam i gatshem me u ballafaque me ta!

0
503

Buxhovi

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, i ftuem ne emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum, foli per listen e themeluesve te LDK qe ai e posedon, per akuzat qe ja kane ba se asht ‘shpijun’ dhe ‘udbash’, per faktin se LDK e ka huq luften, per nevojen e krijimit te nji partie te re e cila kishte me e pshtue Kosoven

Zoti Buxhovi, ne bisede me nikoqirin Fidan Jupolli foli per listen e themeluesve te LDK dhe per tendencat me minimizue rolin e themeluesve ne zhvillimin e partise LDK sot, nga ata qe ne liste nuk kane qene.

“Shumekush ka qejf me qene pjese e listes themeluese, por per fat te tyne – nukjane”, tha ai. dhe kjo ka ba qe disa prej atyne qe nuk jane ne listen themeluse, sot me problemtaziue edhe rolin e psh te ndjerit Mark Krasniqi, qe ka qene nji nga te paret ne LDK.

Jusuf Buxhovi foli per mija dokumente qe ai i posedon, te cilat i ka deponue ne dy arkive jashte shtetit, ku saktesisht shihet krejt se kush jane themeluesit, cilat jane dokumentet e para te LDK si parti, etj. Ai poashtu tha se se shpejti ne librin e peste te historise se tij per Kosoven, kane me u publikue nji numer i madh i ketyne dokumenteve.

 

I pyetun per insinuatat qe ja bajne shpesh si ‘shpijun’ dhe ‘udbash’, Buxhovi i nervozuem konfirmoi se kane dale edhe me libra kunder tij, per me anatemue ate dhe rolin e tij ne themelimin e LDK. Ai asht i bindun se autoret e ketyne insinuatave jane stalinistat shqiptare qe nuk e kane dashte kurre Kosoven demokratike. Kqyrni çka kane ba me Kosoven disa prej ketyne stalinistave, tha ai.

Kosova sot asht i vetmi vend ne Europe ku festohet ditelindja e diktatorit stalinist Enver Hoxha. Vepra ime dhe jeta ime jane ballafaqimi im me keta stalinista, tha Buxhovi. Une gjithmone e kam mbrojte frymen perendimore, kam qene kunder stalinizmit dhe marksizem leninizmit, ndersa sot po perjetojme qe stalinistat e djeshem me na u ba edhe – djathtista! – çuditet Buxhovi. E kane marre pushtetin dhe kqyrni çka jane tuj ba me Kosoven.

Ne pyetjen e Jupollit –  Pse e huqi LDK luften – zoti Buxhovi nuk kishte pergjigje te qarte. Ai tha se asht nji çashtje qe kerkon shume ma shume hapsine. Pse LDK nuk ishte ne krye te luftes, Buxhovi tha se ka arsye te jashtme edhe te mbrendshme. ai nuk mohoi se ka faje edhe te mbrendshme qe bane qe LDK mos me udheheq luften per çlirimin e Kosoves.

Ne insistimin e Jupollit – A ka mujt a s’ka mujt LDK me i prie luftes – Buxhovi sqaroi se LDK si levizje kombetare, ka qene e mbikqyrun nga faktori nderkombetar.

a ka qene e mbikqyrun edhe nga sigurimi Shtetit serb, puyti Jupolli.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu