Vajza që shpëtoi nga vdekja u sulmua nga gjashtë qen (VIDEO)

0
587

qnte

Gjyle dhe Ramë Aliu po ndihen njerëz me fat që vajza e tyre 12 vjeçare i shpëtoi vdekjes nga kafshimi i qenve.

Por, në Fushë Kosovë ankthi ka depërtuar në shtëpi të tjera dhe ka kapluar prindër se cili nga fëmijët tash e ka radhën të bëhet pre e sulmit të qenve endacakë, shkruajn “Mediat”. Edhe të mëdhenjtë ndihen të rrezikuar. Madje, ata janë ‘armatosur’. Gratë me shkop po dalin nga shtëpitë nga frika se mos diku po sulmohen nga qentë në rrugë.

“Ishin rreth 12 qen dhe ai ishte vetëm, e hoqi pallton dhe u mundua t’i sulmojë me të për të shpëtuar, por po të mos dilte një banor tjetër nga një lokal aty afër në ndihmë ai e humbte betejën me ta. Të dy bashkë arritën t’iu shmangen qenve”, rrëfen ngjarjen një nga banorët.

Gjurmët nga kafshimi i qenve janë ende të freskëta në trupin e 12 vjeçares. Nëna e saj, Gjylja, thotë se pak ditë më parë kishte shpëtuar jetën e një fëmije tjetër që ishte sulmuar nga qentë.

“Vajza ime nuk ka dhimbje vetëm tek plaga, por ka edhe në trup pasi qentë i janë hedhur përmbi dhe e kanë rrëzuar, e kanë sulmuar”, thotë ajo, duke shtuar se trauma që ka marrë e bija nga sulmi i qenve nuk do t’i hiqet lehtë.

[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=aSVAazd2fSI#t=40″ width=”560″ height=”315″]

Qent endacak

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu