Vajzat afgane që detyrohen të jetojnë si djem

0
708

Vajzat e Kabulit

Virgjinet (burrneshat), femrat të cilat që nga fëmijëria janë rritur si djem në familjet të cilat nuk kanë një fëmijë mashkull, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë ende në zonat rurale të Ballkanit – në Kosovë, në Mal të Zi, dhe në Shqipëri.

LEXO PO ASHTU: “Virgjëreshat e përbetuara” apo burrneshat shqiptare (Foto/Video)
LEXO PO ASHTU: Burrneshat shqiptare (Foto)
LEXO PO ASHTU: “Virgjëresha e përbetuar” e Malajve të Rugovës

Ndërrimet për djemtë që nuk i kishin, virgjinet gjithë jetën e përkushtojnë në ndihmë të prindërve dhe në ruajtjen e pronës. Ato nuk martohen dhe nuk kanë fëmijë, ndërsa këtë barrë e bartin më së miri që munden, transmeton Telegrafi.

Në Afganistanin e largët, vendin më të keq për femrat në të gjithë botën, është e njëjta traditë. Jenny Nordberg, gazetare suedeze e cila jeton në New York, ka shkruar për ato në librin e saj “Sekretet e vajzave të Kabulit: Në kërkim për rezistencën e fshehur në Afganistan”.

Zyrtarisht, në Afganistan, ku ndarja mes gjinive është e rreptë dhe krejtësisht e padrejtë në kurriz të grave, ky fenomen nuk ekziston: pushtetet, mësuesit, mjekët dhe të tjerët, zyrtarisht nuk do të zbulojnë sekretet e familjeve të cilët kanë vendosur të sakrifikojnë vajzat, në shoqërinë e së cilës meshkujt konsiderohen si pasardhësit me vlerë.

Megjithatë, siç cek Nordberg, një pjesë e mirë e popullsisë së Afganistanit, të paktën një herë në jetë ishin në kontakt me një grua që ka jetuar gjithë jetën si mashkull. Madje, ekziston edhe një term në gjuhën e këtyre vajzave: “baça posh” – e veshur si një djalë.

Nordberg pohon se mjekët afganë kanë shpjeguar se “baça poshet” ekzistojnë edhe në shtresat e larta te të pasurit por edhe te familjet e varfra, të arsimuara e të paarsimuara, dhe në të gjitha grupet etnike. E vetmja gjë e përbashkët e tyre është “nevoja” për të pasur një djalë në familje.

Një nga shembujt për të cilën gazetarja suedeze ka shkruar është vajza shtatëvjeçare e quajtur Mehran. Ajo ka lindur si Manush Momand, ndërsa si Mehran është rritur si djalë me motrat e saja ndaj të cilave sillej si vëlla. Mehran nuk vuan për faktin se duhet të jetë mashkull: ajo u rrit në atë frymë, ndërsa sot vozit biçikletë, vesh pantallona, luan futboll, vrapon, ndërsa nuk humbet asnjë rast për t’ju dëshmuar të tjerëve se është djalë (edhe pse është e vetëdijshme se në fakt ajo është vajzë), thonë mësuesit e saj.

Disa nga vajzat janë të detyruara të paraqiten si djem. Një prej tyre është dhjetëvjeçarja Nima, të cilën fqinjët e njohin si Abdul Mateena. Nima e vogël çdo mëngjes shkon në shkollë në lagjen e saj, në një nga rajonet më të varfra të Kabulit. Flokët i mbulon me vello, ashtu sikur vajzat e tjera në Afganistan. Megjithatë, kur kthehet nga shkolla, vesh rrobat e meshkujve dhe shkon në një dyqan aty pranë, ku punon si ndihmëse. Për këtë punë ajo fiton 1,30 dollarë në ditë. Këto para janë jetike për familjen e saj, se me të nëna e vetme rrit tetë vajza të tjera. Ndërsa, si vajzë, Nima në Afganistan kurrë nuk do të ishte në gjendje që të punonte në dyqan. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu