Varrezat e Luftëtarëve të Lirisë në Prishtinë- ishin dhe do të mbesin gjithmonë krenaria e kombit

0
769

Në Varrezat e Luftëtarëve të Lirisë në Prishtinë, krahas Dëshmorëve të Kombit, aty janë të varrosur edhe disa nga themeluesit e UÇK-së, siç janë Gjeneral, Xheladin Gashi – Plaku, Gjeneral, Jashar Salihu e luftëtarë të tjerë të UÇK-së të Prishtinës e Gollakut dhe të Kosovës. U theksua kjo, sepse fjala nuk është vetëm për varret e Dëshmorëve të Kombit, por edhe për varre të bashkëluftëtarëve të tyre eminentë!

Fatkeqësisht, për 12 vite VARREZAVE E LUFTËTARËVE TË LIRISË në Prishtinë u lanë pas dore. Lënja pas dore e tyre ishte turpi i qeverive qendrore dhe komunale të pasluftës. Lënja pas dore e tyre ishte turp i përgjithshëm i Kosovës dhe turpi i Prishtinës si kryeqytet!

Andaj rregullimi i VARREZAVE E LUFTËTARËVE TË LIRISË në Prishtinë është lajmi më i mirë për shokët e tyre të gjallë e të vdekur! Ky është lajmi më i mirë për mua personalisht, si njeri nga bashkëluftëtarët e tyre dhe si iniciues i Vendimit për Themelimin e VARREZAVE E LUFTËTARËVE TË LIRISË në Prishtinë, në 1999, në cilësinë e Nd. Ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes të ish-Qeverisë të Republikës së Kosovës (të parë të pas lutës).

Isha emocionalisht i lidhur me këto varreza, sepse në atë kohë së bashku me Komandantin e Brigadës të UÇK-ës 153, Adem Shehun nga Tirana dhe me bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të NënZonës së UÇK-së të Gollakut si dhe të Qeverisë qendrore e Komunale të asaj kohe, ishim te familjet e Dëshmorëve të Kombit për të marrë pëlqimin e tyre për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit në VARREZAT E LUFTËTARËVE TË LIRISË në Prishtinë.

Prandaj gjatë këtyre viteve, ndjehesha shumë keq sa herë vizitoja ato varreza dhe i gjeja në gjendje aq të mjerë dhe nuk kisha as kompetenca e as fuqi të ndryshoja asgjë. Në kohën kur erdhi UNMIK-u dhe pushoi së vepruari ish-QPK, isha Administrator i Drejtorisë për përkujdesjen e Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, e cila do të kujdesej edhe për mirëmbajtjen e varrezave të Dëshmorëve të Kombit. Por sundimi i ri kolonial i Brukselit dhe veglat e tij vendore, nuk i lanë kësaj Drejtorie qasje në institucione. Qeveria e UNMIK-ut e përjashtoi këtë Drejtori si “të pa përshtatshëme për komunikim me sundimin e huaj kolonial”, sepse ajo nuk e pranonte UNMIK-un për zot shtëpie në shtëpinë e vet! Ndërsa vasalët e sundimit kolonial të BE e miratuan këtë vendim të sundimit të huaj nga frika se mos dikush nga kjo Drejtori po ua kërcënon karriget!

Megjithatë, edhe pas kësaj që ndodhi me këtë Drejtori, kam bërë shumë biseda me njerëz të ndryshëm, mes tyre edhe me biznismenë të Kosovës të cilët i kam lutur që të sponzorojnë rregullimin e VARREZAVE E LUFTËTARËVE TË LIRISË në Prishtinë, sepse po turpërohemi para botës si kryeqytet, si shoqëri dhe si shtet. Por, nuk hasa në mirëkuptimin e tyre asnjëherë. Të gjithë politikanët e biznesmenët ishin magjepsur pas kënaqësive që solli kapitullimi i Serbisë, pas ndërtimeve të pallateve luksoze, pas gjipave, pas vipave e pas orgjive dhe nuk e dinin se ata po o realizonin ato kënaqësi mbi gjakun e Dëshmorëve të Kombit, derisa kombi sërish po fundosej nën sundimin e ri të huaj kolonial.

Prandaj sot rregullimi i VARREZAVE E LUFTËTARËVE TË LIRISË në Prishtinë është lajmi më i mirë për Kosovën dhe Prishtinën, qe 12 vite. E përgëzoi Kuvendin e Komunës së Prishtinës si iniciatore dhe realizuese e kësaj vepre monumentale dhe shpresoj se kjo do të realizohet në formë të dinjitetshme. Nëse kjo do të jetë vetëm një farsë demagogjike, historia do t’i gjykojë dhe populli do t’i mallkojë ata që luajnë me fatin e VARREZAVE TË LUFTËTARËVE TË LIRISË në Prishtinë!

Duhet ta dinë të gjithë se vetëm nëse shtohet kujdesi e mbrojtja e vlerave reale të luftës për liri në tërë hapësirën kohore e etnike dhe vetëm nëse nderohen luftëtarët e lirisë, të rënë dhe të gjallë, Kosova mund të shkojë përpara!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu