“Vatra”: “Banditët serbë po futen e po shkatërrojnë shtëpitë e shqiptarëve”

0
706

Shoqata “Vatra”, përmes një komunikate për shtyp ka lajmëruar se në Novosellë të komunës së Bujanocit, serbët janë duke thyer dhe janë duke shkatërruar shtëpi të shqiptarëve.

“Banditët serbè nga Vraja thyen ato pak shtëpi të banuara të shqiptarëve në Malësinë e Bujanocit. Ata shkatërruan shtëpitë e shqiptareve, përkatësisht shtëpinë e Mefail Ramadanit, Hevzi Ramadanit, Shaqir Ibrahimit dhe Lazim Ramadanit. Kjo ngjarje vandale ndodhi në sytë e xhandarëve serbë, të cilët me numër të madh janë të stacionuar në këtë zonë”, thuhet në komunikatë.
Sipas kësaj shoqate, për këtë ndodhi janë plotësisht fajtorë serbët, të cilit janë të organizuar nga shteti serb me qëllim largimin e banorëve shqiptarë.
“Ato pak familje, të cilat edhe kushte të vështira jetese në të gjitha fushat e jetës, këto ditë u përballën me frikën, thyerjen e shtëpive dhe dilemën se si të vazhdojnë të jetojnë edhe më tutje në shtëpitë tyre”, thuhet në komunikatë.
Sipas shoqatës “Vatra”, edhe pse këto vende janë të mbushura me xhandarë e ushtarë serbë, (që ata thonë se jemi për shkak të sigurisë), shqiptarët këtu nuk kanë siguri.
“Këtë e dëshmon shkatërrimi i shtëpive e nuk kapet kush e të dënohet. Këto dëshmi të mësipërme, nuk janë vetëm fjalë, siç jemi mësuar të dëgjojmë e të vërtetojmë fakte të montuara për shqiptarët nga pushteti serb, por ky (shkatërrimi i shtëpive) dëshmohet me fotografi nga vendi ngjarjes”, fotografi të cilat “Vatra” i disponon.
Këtë akt vandal, shoqata “Vatra` e dënon ashpër, dhe njëherësh i bën thirrje pushtetit “demokratik” serb, `t`i ndalë këto vandalizma, të ndalë politikën e spastrimit etnik të Kosovës Lindore, të cilin e ka filluar në masë të madhe në vitin 1999 dhe po e vazhdon deri në ditët e sotme. Pra, edhe kjo formë e presionit, duke shkatërruar shtëpitë shqiptare, pushteti serb po i detyron të largohen edhe ato pak shtëpi në fshatrat e Malësisë së Bujanocit, duke e kthyer këtë rajon shqiptar në zonë tërësisht ushtarake serbe`.
Shoqata “Vatra”, i cilëson këto metoda si jonjerëzore dhe se na i kujtojnë skenat trishtuese jo të largëta të Kosovës, ku pushteti serb i Millosheviçit, atëherë dërgonte dhe lejonte grupet kriminale të Arkanit, Legias e Sheshelit, të torturonte shqiptarët e pafajshëm në shtëpitë e veta.
“Vatra”, pretendon se ky pushtet po vepron si ai i Sirisë, si Bashar ala Asadi me fantazma të vdekjeprurëse.
“Edhe njëherë i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, që t`i bëjë presion dhe të vendosë sanksione në të gjitha fushata pushtetit serb, në mënyrë që të ndalë këto veprime antinjerëzore, anticivilizuese, antidemokratike, sa nuk është bërë vonë. Të kujtojmë kohën e MIllosheviçit, i cili duhet të ndalej që në shenjat e para të veprimit shkatërrues, luftënxitës e luftëbërës kundër popujve të ish-Jugosllavisë e të shqiptarëve”, thuhet në fund të komunikatës.
Të gjitha fotot u bën nga aktivistët e “Vatrës”, të cilët vizituan shtëpitë e dëmtuara.

/M.A./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu