Vazhdon aksioni i policisë ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes!

0
533

VV

Policia e Kosovës po vazhdon me arrestimet sistematike dhe ka kaluar ne nje presekutim të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, qdo aktivist i kesaje Levizjes esht etiketuar si armik i Qeveris Mustafa – Thaqi.

Para pak minutave policia arrestoi aktivisten Teutë Rrusta dhe aktivistin Dren Kukaj sepse iu gjetën fletushka në makinë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vetëvendosje përmes një njoftimi.

“Policia e Kosovës sapo arrestoi aktivisten Teutë Rrusta dhe aktivistin Dren Kukaj sepse iu gjetën fletushka në makinë!!! Vetëm para vitit ’99 shqiptarët janë arrestuar sepse shpërndanin trakte apo fletushka. Isa Mustafa po na e kthen gjendjen policore të asaj kohe”, thuhet në njoftimin e VV-

Mbrëmë, Policia e Kosovës arrestoi 4 aktivistë të VETËVENDOSJE!-s, derisa po shkruanin parulla në qytetin e Ferizajt. Kurse, sot në mëngjes, në shtëpinë e tij në Prishtinë, u arrestua aktivisti Kushtrim Dakaj. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërcënuar me arrestimin edhe të aktivistëve të tjerë që morën pjesë dje në aksionin e heqjes së rrethojave shtesë të vendosura nga Qeveria.Po ashtu, mbrëmë në Gjilan, Policia ka kërcënuar aktivistët e Lëvizjes që nëse vazhdojnë me shkrimin e parullave do të arrestohen.

Isa Mustafa nuk e ka ndërmend t’i ndal masat e dhunshme. Të tilla masa janë aplikuar në Kosovë saherë që pushtetet e ndryshme kanë dashur të qojnë përpara projekte që janë në kundërshtim me vullnetin dhe interesin e popullit të Kosovës. Qeveria po e tensionon situatën me këto veprime, duke treguar që është në gjendje ta krijojë “Zajednicën” edhe nëse kjo kërkon ushtrim të dhunës dhe represionit mbi popullin e vet.

Aktivistët e arrestuar janë:
– Dritëro Hyseni,
– Kushtrim Cakolli,
– Leotrim Cakolli,
– Labinot Halimi dhe
– Kushtrim Dakaj
—–
Para disa ditësh, deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! z. Fisnik Ismaili u kërcënua publikisht nga Ramiz Hoti, zyrtar i Policisë së Kosovës. Askush nuk ndërmorri asgjë për këtë rast. Ndërkaq, para ca kohësh, një zyrtar tjetër policor me emrin Samet Uka kërcënoi deputetin e VETËVENDOSJE!-s Albin Kurti me “kallje me benzinë”. Askush nuk ndërmorri asgjë për këtë rast.

Ne nuk e kuptojmë se çfarë shteti demokratik e i drejtë qenka ky, që kur kërcënohet djali i kryeministrit apo ndonjë vartës i tij, reagon Policia me shpejtësi enorme dhe gjykata bëhet jashtëzakonisht efikase, ndërsa kur një zyrtar i shtetit kërcënon deputetin e opozitës, as nuk merret në pyetje nga policia se lëre më të arrestohet apo dënohet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu