Vdekja e Naser Makollit e dyshimte

0
683

Prokuroria e Shtetit ka nisur hetim për vdekjen e Naser Makollit.

Në një njoftim dërguar mediave, bëhet e ditur se të martën është kryer autopsia e tij dhe janë marrë të gjitha mostrat e nevojshme për ekzaminim.

Prokurori kujdestar nga kjo prokurori, posa ka pranuar këtë informacion ka dalë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe me urdhër të tij rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sot, 4 prill 2017, prokurori kujdestar së bashku me një prokuror tjetër nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë marrë pjesë në kryerjen e autopsisë së Naser Makollit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu