Vdekje e dyshimtë e Hamdi Sopës, zyrtar në Kryeministri

0
949

Prishtinë, 29 janar – (E plotësuar)Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka vdekur të martën pasdite, në rrethana të dyshimta në lagjen Aktash të kryeqytetit.Policia e Kosovës bëri të ditur se Hamdi Sopa, 59-vjeçar, ka gjetur vdekjen, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese, në rrugën “Agim Ramadani”, në lagjen Aktash, në Prishtinë.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen, ndërsa policia është duke e trajtuar këtë rast si vdekje e dyshimtë.
“Ekipet përkatëse janë duke e trajtuar këtë si në rrethana të pasqaruara. Ka mundësi që personi të jetë rrëzuar nga katet e epërme të një ndërtese aty. Ka mundësi që ta ketë shtyrë dikush, ose ka mundësi që të jetë vetëvrasje”, ka thënë për Telegrafin, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës.
Zyra e Kryeministrit e konfirmon se personi i vdekur është Hamdi Sopa, duke u bazuar në deklaratën e policisë.
“Jemi të tmerruar nga ky lajm”, tha Arianit Bytyqi, shef i Zyrës për Informim të Kryeministrisë, për Gazetën Jeta në Kosovë.
“Ai dje ka qenë në zyrë dhe gjendja e tij emocionale ka qenë e mirë”, u shpreh Bytyçi.

Zyra e Kryeministrit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sopa për humbjen e familjarit të tyre dhe zyrtarit të devotshëm të ZKM-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu