Vdes Gjakovari në motel, përdori viagra

0
867

Një 61-vjeçar është gjetur i vdekur pasditen e së mërkurës në një motel në afërsi të Gjakovës. Viktima ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, që po dyshohet të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance e cila është gjetur në vendngjarje.

Pasditen e së mërkurës, një 21-vjeçare ka lajmëruar Policinë se një person gjendet pa ndjenja në një motel në afërsi të Gjakovës.

21-vjeçarja që ishte në motel me 61-vjeçarin kishte tentuar t’i jepte ndihmë, por pasi nuk kishte pasur sukses e kishte lajmëruar Policinë.

Policia bashkë me emergjencën kanë shkuar në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Sipas mjekut kujdestar në vendngjarje, dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë viagra.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq deri në përfundim të raportit të autopsisë, rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

Lidhur me këtë rast, deri më tani janë intervistuar tre persona, në cilësi të dëshmitarëve.

Ndërkohë, për rastin në fjalë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Hetim i vdekjes-Gjakovë 02.12.2020-17:15.Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen  e viktimës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu