Vdes nëntë vjeçarja e aksidentuar para pesë dite në Istog

0
734

Policia rrugore

Një vajzë nëntë vjeçare ka vdekur të hënën në QKUK pasi që e njëjta ishte shkelur nga një veturë më 19 shkurt në rrugën Vrellë-Istog.

Sipas Policisë së Pejës ngjarja ka ndodhur më 19 shkurt në fshatin Vrellë në të cilin ishte përfshirë një veturë që e drejtonte D.S. (1988) dhe këmbësorja E.V. e moshës nëntë (9) vjeçare.

“Deri të aksidenti ka ardhur derisa automjeti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Vrellës në drejtim të Istogut dhe me të arritur në lokacionin e cekur, ngasësi i veturës nuk iu ka përmbajtur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë në atë zonë rrugore, ku ka goditur këmbësoren të cilën nga pika goditëse e ka hedhur rreth 21 metra”, thuhet në komunikatën e Policisë.Sipas Policisë drejtuesi i veturës ndalet në vendin e ngjarjes, merr viktimën me veturën e aksidentuar, së bashku me një qytetar të rastit e kanë dërguar në Emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

Pasi që gjendja e fëmijës ishte e rëndë është transferuar në QKUK – Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor.

Në vendin e ngjarjes në atë kohë ka marr pjesë edhe prokurori i Prokurorisë së përgjithshme në Pejë, me urdhër të cilit, drejtuesit të veturës i caktohet masa e ndalimit policor.

Rastin ne fjale e kishin heshtur te gjitha mediat por dhe Policia Rajonale e Pejes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu