Vdiq krytari i Kores së Veriut

0
473

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut njoftoi sot se udhëheqësi suprem i vendit, Kim Jong Il vdiq në moshën 69-vjeçare.

Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve tha se ai vdiq të shtunën nga një infarkt në zemër, ndërsa po udhëtonte me tren në një nga vizitat e tij në terren. Agjencia ia atribuoi vdekjen e tij “punës së rëndë mendore dhe fizike”.

KCNA njoftoi se funerali do të mbahet më 28 dhjetor në Phenian. Ndërkohë është shpallur zija kombëtare nga 17 në 29 dhjetor.

Kim Jong Il erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të tij, themeluesit të Koresë së Veriut Kim Il Sung në vitin 1994. Informacioni i besueshëm për të dhënat biografike të zotit Kim është i paktë. Ai dilte pak të publik dhe zëri i tij dëgjohej rrallë në transmetimet radio-televizive.

Ai mund të mbahet më shumë mend për sfidimin e komunitetit ndërkombëtar dhe forcimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, ndërkohë që miliona banorë të vendit vuanin nga uria.

Në fund të vitit të kaluar, zoti Kim i dha gradën e gjeneralit me katër yje djalit të tij të vogël Kim Jong Un, veprim që u konsiderua si përpjekje për trashëgimin e pushtetit në Korenë e Veriut brezit të tretë të familjes që konsiderohet si dinastia e vetme komuniste në botë.

KCNA i bëri thirrje popullit koreanoverior sot të mbështesë Kim Jong Un, i cili mendohet se është rreth 28 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu