Vehbi Rafuna: Reagim

0
932

Me këtë reagim i drejtohem misionit ndërkombëtar, EULEX-it , dhe kancelarive të tij në Bruksel dhe të gjithë puthadorëve të Beogradit si nga ndërkombëtarët ashtu edhe nga vendorët.
Ju bej me dije që, a mos po kujtoni që ne ushtaret e UÇK-së, jemi mbetur si jetimët, që mbi kurrizin tonë dhe të atdheut tonë të luhet loja e poshtër e politike pa fund…

Pse luhet kaq keq me identitetin tonë, me qenien tonë fizike dhe psikike, kur dihet fakti që, ne ishim dhe jemi ushtarë të kësaj toke që i dhanë dhe do t´i japim deri në fitoren përfundimtare, çdo gjë për tokat e copëtuara shqiptare.
Ua bëj me dije UNMIK-ut dhe EULEX-it, se, ne ushtarët e UÇK-së nuk shkuam në Serbi që t´i marrim kriminelët e t´i biem në vendin tonë për t´i vrarë, -por, mos harroni ju se, ishin ata që erdhën në trojet tona etnike, na vranë e na dhunuan na masakruan pleq, gra e fëmijë, të pa mbrojtur; dhe o sa pafytyrësi kur ata, edhe pas kaq vitesh askush nuk i ndjek dhe nuk po i burgosë, por po burgosen ata që e mbrojtën ketë atdhe me shumë sakrifica e gjak e tash na dalin ca diplomatë e ca injorantë të huaj që nuk e din se çka është sakrifica, se shumë prej tyre as qe e kanë përjetua një gjë te tillë, përpos SHBA-ve te gjitha vendet tjera në Evropë dhe më gjërë, na kanë borxh, sepse na copëtuan, na okupuan e na dhunuan përmes serbëve, grekëve dhe sllavo-maqedonëve.

Tash, kjo Evropë pasi na e copëtoi atdheun tonë, shtiret se po na ndihmon duke na dhunuar sovranitetin e popullit tonë të shumëvuajtur shqiptar, duke na i burgosur të gjithë atë që sakrifikuan për ketë popull, duke u munduar që të na shtynjnë t´i duam bashkëpunëtorët e armiqve shekullorë, që ne i quajmë, ashtu siç ishin: tradhtarë, ishin ata horra, që luftuan kundër popullit te vet, sepse këta pusa kurdoherë po iu duhen të huajve okupatorë e kolonizatorë, “modernë”; -për faktin që, po ju bëjnë të njëjtat shërbime, që ua bene dikur edhe kriminelëve serbë, po këta të huaj po na imponojnë një politikë nënshtruese me përmasa të fshehta e të hapura okupuese, sepse po na sjellin disa armiq të përbetuar te popullit shqiptar. Ja, të nderuar lexues: shihni nomenklaturën udhëheqëse të popullit shqiptar, tani po shihet qartë se nga po na qon kjo rrugë e tyre e pakrye.
-Është për tu habitur dhe më ka neveritur mua dhe jo vetëm mua: heshtja e disa udhëheqësve të cilët përditë po thirren në luftën e UÇK-së, por nuk po e shohin dot, apo s ´po duan ta shohin, sepse janë verbuar nga interesat e tyre personale, partiake etj;-se çka po ndodh me këta ushtarë, pra, me ish-ushtarët e tyre, kur ata dje ishin komandantë ose udhëheqës politikë të tyre. Unë, dhe asnjë atdhetar nuk habitemi me disa horra që ishin dhe janë vegla qorre të Serbisë, Rusisë. Ata mendje prishur e gjakpirës qe na u kanë imponuar në vende udhëheqëse; e theksoj qartë që: prej tyre nuk pritnim as nuk presim kurrë të mira për popullin tonë; pra, ish-titistët që tani janë në pushtet mjerisht janë aq shumë sa nuk ia vlen këtu t´i ceku me emra kur dihet që populli i njeh si “paren e kuqe”; për ata duhet shkruar histori turpesh e krimesh, që kanë bërë për vite të tëra. Bile, as që ia vlen tani të merremi me ata, për faktin që nuk janë në fushën e nderit të kombit, por përkundrazi….

Unë, po deklarohem hapur me ketë reagim, se prej këtij momenti e tutje, ashtu siç ka deklaruar sa e sa herë më parë edhe Vetëvendosja e Albin Kurtit që: “UNMIK_u dhe EULEX-i, janë të i padëshiruar në Kosovë”.
Unë personalisht, i konsideroj armiq të popullit tim dhe kurrë nuk i përulëm dhe nuk i njoh si miq; -sepse me këto veprime ata përditë e më keq po na nënçmojnë, ata po duan që ne të jemi të dëgjueshëm dhe të pajtohemi me okupim të ri .

VEHBI RAFUNA

Themeluesi dhe kryetari i par i SHIL të UÇK-së

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu