Vëllazërit Pllana të Shtruerës veprimtarë e atdhetarë

0
1302
Veprimtaret e qeshtjes Kombtare> Xhemail Pllana dhe Ramadan Pllana
Veprimtaret e qeshtjes Kombtare> Xhemail Pllana dhe Ramadan Pllana

Sudentët e viteve të 80-ta, vëllazërit Ramadan e Xhemajl Pllana në periudhat më të vështira të shkollës shqipe dhe popullit shqiptar në Vushtrri e rrethina ishin kala e pamposhtur në mbrojtjen e vlerave dhe qenies kombëtare shqiptare.

Ramadan Pllana u lind më 1947 në Shtruerë. U burgos si student në vitin 1979. Në gjykimin e mbajtur, më 14 nëntor 1979 u dënua me 7 vjet burg të rëndë. Mbahet mend gjykimi i tij, në të cilin në mënyrë të denjë mbrojti interesat kombëtare dhe jetësore të popullit të tij. Haptas para gjykatës, në mënyrë të veçantë apostrofoi shfrytëzimin ekonomik i cili i bëhej Kosovës nga ana e pushtetit serb, sidomos begatisë të cilën Zoti ia kishte falë nëntokës së Kosovës, minierave të Trepçës. Burgun e vuan, përveç burgjeve në Kosovë edhe në Zajeçar, Mitrovicë të Sremit, Nish etj. Ramadani sërish burgoset në vitin 1993 dhe dënohet me 4 vjet burg të rëndë. Pas vuajtjes së dënimit fizikisht kërcënohet jeta e tij dhe detyrohet të emigrojë jashtë Kosovës.

Xhemajl Pllana për shkak se i takonte një familje të njohur trashëgimtare atdhetare, gjatë demonstratave të vitit 1981 burgoset dhe mbahet në izolim në burgun e Mitrovicës prej 2 prill deri më 10 qershor 1981. Herën e dytë burgoset më 28 mars 1989 dhe mbahet deri më 20 gusht 1989 në izolim. Izolimi i profesor Xhemajl Pllanës dhe mbajtja e tij në burgun e Prishtinës, Mitrovicës, Leskovcit e Zajeçarit bashkë me 215 intelektualë të njohur shqiptarë është kaptinë e posaçme. Me shekuj do të mbahet mend e tërë barbaria dhe tortura e pushtetit kriminel serb të cilën e ushtroi mbi trupat dhe shpirtin e njerëzve pa fije faji, vetëm pse ishin shqiptarë, të ditur e atdhetarë. Qëndrimi burrëror i Xhemës, ndaj gjithë kësaj torture barbare serbe mbetet shembull atdhetarie për breznitë e ardhshme. Xhemajl Pllana gjatë viteve 1989-1999 dha kontribut të ve4uar në mbrojtjen e shkollës shqipe dhe të popullit të tij. Ishte njëri prej organizatorëve të gjitha protestave të cilat organizoheshin ndaj dhunës së pushtetit serbo-sllavë dhe kur Ushtria Ҫlirimtare e Kosovës doli në skenë prej të parëve iu bashkua radhëve të saj. I rëndsishëm ishte kontributi i tij gjatë kohës së betejave të UҪK-së në mbrojtje të Atdheut. Pas hyrjes së forcave të NATO-së dhe UҪK-së në Vushtrri, me rastin e vendosjes së pushtetit administrativ lokal tregoi vetëdije të lartë kombëtare.

(Marrë nga libri i autorit FERIT B. DIBRANI « GJENOCIDI SERB NDAJ SHKOLLËS SHQIPE NË VUSHTRRI 1915-1999 », Prishtinë, 2005)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu