Vendi rrezikohet nga trazirat

0
689

Trazirat ne Kosove

Qeveria e re mund të përballët me pakënaqësi qytetare gjatë vitit të ardhshëm. Kjo pakënaqësi pritet të rritet nga vendimi për mosarritje të agave si dhe nga kthimi eventual i qytetarëve të cilët po e braktisin në mënyrë masive vendin për t;u strehuar në shtetet e BE’së.

Mosrritja e pagave si dhe kthimi eventual i qytetarëve të cilët po e braktisin Kosovën, janë vetëm dy faktorë të cilët mund të ndikojnë në nxitjen e trazirave sociale.

Të paktën kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe atyre ekonomike. Sipas tyre, institucionet e Kosovës janë të papërgatitura për të menaxhuar mllefin e të pakënaqurve.

Arta Muhaxhiri, ka thënë se ikja e njerëzve nga Kosova është pasojë e një dëshpërimi të thellë në shtetin e Kosovës, me institucionet e saj dhe shoqërinë në përgjithësi, shkruan “Tribuna”.

Sipas tij, arsyet që i shtyjnë këta njerëz ta bëjnë këtë akt janë shumë të thella dhe komplekse.

“Për fat të keq nuk ka një vetëdijesim të institucioneve për peshën e këtij fenomeni dhe ashtu siç nuk ka pasur ndonjë plan për parandalimin e këtyre ikjeve nuk ka ndonjë plan as për amortizimin e pakënaqësive nëse ata kthehen në masë të madhe. Konsideroj se institucionet e Kosovës janë të papërgatitura për të gjithë atë potencial ekskluziv që mund ta sjellë kthimi i këtyre njerëzve që tash po ikin”, ka thënë Muhaxhiri.

E në anën tjetër, njohësi i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi vlerëson se kryeministri aktual është dashur të ketë parasysh se posti që ka aktualisht, ka edhe sfida. Prandaj, sipas tij, është dashur të llogariste edhe për grevat e protestat për vendimet që do të marrë.

Vendimi që pagat të mos rriten, sipas Rexhepit, është i drejtë, meqenëse rritja ka ndodhur në fillim të vitit, kurse kjo tash do të ishte e tepërt dhe do të çrregullonte krejt strukturën e shpenzimeve buxhetore, e cila, sipas tij, edhe kështu nuk është në funksion të zhvillimit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu