
Zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi ka njoftuar se VV e ka shtyer protestën për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Tash e disa javë është bërë presion i madh nga aktivistë e qytetarë për të dalë në protesta. Kjo u shtua sidomos dje pas paralajmërimit për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën me 2 maj. Mirëpo, masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sot, sigurisht se e shtynë protestën. Ndërkohë, puna e përditshme dhe përgatitjet tona vazhdojnë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Reagimi i plotë:
Masa e shtyn protestën
Të dashur anëtarë të Lëvizjes,
Tash e disa javë është bërë presion i madh nga aktivistë e qytetarë për të dalë në protesta. Kjo u shtua sidomos dje pas paralajmërimit për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën me 2 maj. Mirëpo, masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sot, sigurisht se e shtynë protestën. Ndërkohë, puna e përditshme dhe përgatitjet tona vazhdojnë.
Ju përshëndes.
Vlora Haxhimehmedi
Sekretare Organizative