Vendimi i veteranëve javën e ardhshme

0
659

xhavit-jashari

Një javë më parë shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, protestuan para rektoratit të UP-së, duke kërkuar nga rektori Ramadan Zejnullahu, që të respektoi një momerandum bashkëpunimi me shoqatat e dala nga lufta e cila marrëveshje parasheh regjistrimin e fëmijëve të këtyre kategorive në UP pa provim pranues.

Gjatë këtyre protestave u mbajt një takim nga përfaqësuesit e OVL-ve me ish-ministrin Ramë Buja, ku në këtë takim u kërkua që të formohet një komision i ri për verifikim e listave të kandidatëve për studime, mirëpo një gjë e tillë u hodh poshtë nga përfaqësuesit e OVL-ve.

Pas kësaj është vendosur që brenda javës të bëhet zbatimi i marrëveshjes, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma.

Xhavit Jashari përfaqësues i OVL-ve, ka thënë për Indeksonline se këtë të hënë eventualisht të martën pritet të merret vendimi.

Ai ka theksuar se situata politike për krijimin e institucioneve ka qenë arsyeja që e ka shtyrë marrjen e këtij vendimi.

“Këtë të hënë pritet me marrë vendim, këto janë premtimet e ministrit Arsim Bajrami, mbetet të shihet tash deri të hënën. Situata politike për krijimin e institucioneve e ka shtyrë pak dhe të shohim të hënën eventualisht të martën, ne do të jemi në kontakt me ministrin dhe normalisht që do të marrim veprime për ta realizuar këtë drejtë në qoftë se nuk realizohet por besoj që kjo duhet me përfundu”, ka thënë Jashari për Indeksonline.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu