Verdikti 2013, Berisha kryeson në Kukës, Rama në Tiranë e jug. Numërohen 2,54% e kutive

0
795

TIRANE-Kush do të fitojë zgjedhjet e 23 Qershorit. Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 janë të tetat që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist politik në vitin 1991. Shqiptarët votuan dje për ata që do na qeverisin në 4 vitet e ardhshme, ndërsa sot ende presin të mësojnë se kush do mund të dalë fitues.

Partia Demokratike, sipas kutive të para të votimit të numëruara është fituese në veri të vendit, duke kryesuar në Kukës, ndërkohë që PS-ja kryeson në zona të tjera, si në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Shkodër.

Të dhënat e fundit të KQZ theksojnë se pjesmarrja në votime është 53.24%. Ndërkohë për sa i përket procesit të numërimit në të gjithë vendin janë numëruar 2,54% e kutive, sipas të dhënave zyrtare të KQZ.

Pas votimit që nisi rreth orës 07:00 dhe përfundoi reth orës zyrtare 19:00, nisi pak para mesnate numërimi i votave.
Rezultatet paraprake ndryshojnë nga minuta në minutë. Hasi dhe Korça të parët që nisën nga numërimi pasi kutitë e votimit u dorezuan pas asnjë vonese në qendrat e numerimit të votave.

Korça është Qarku ku numërimi po ecëm më mirë deri më tani.

Agjencia e lajmeve BalkanWeb sjell hartën elektorale ku informacioni vjen në kohë reale. Për më tepër klikoni
HARTA, REZULTATET ME GRAFIKE SIPAS QARQEVE
Ndërkohë, më poshtë sjellim rezultatet për koalicionet, e majta, Aleanca për Shqipërinë Europianë (ASHE), Aleanca për Punësim, MIrqenie dhe Integrim (AMPI), partitë e reja Fryma e Re Demokratike (FRD) Aleanca Kuq e Zi (AK).

Çdo shifër ndryshohet minutë pas minute me të rejat më të fundit.

Të dhënat e fundit sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

KORÇE
Sapo janë dorëzuar kutitë, Korça ka qenë ndër të parat që ka nisur numërimin e votave bashkë me Hasin.
janë numëruar deri tani 144/447 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 25447 vota, APMI 18021 vota, FRD 330 vota.

ELBASAN
Elbasan, numërohen 87/540 kuti, ku ASHE ka marrë 11013 vota, APMI 8232 vota, FRD 340 vota. 

KUKES
Numërohen 48 nga 169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 4168 vota, APMI 8186 vota, dhe 82 vota FRD.

DURRËS
Ne Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 34/444 kuti gjithsej, ASHE 4592 vota, APMI 4504 vota, dhe FRD me 236 vota.

FIER
Në këtë qark janë numëruar deri tani 88/576 kuti gjithsej ASHE 19162 vota, APMI 10689 vota, kurse 564 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.

LEZHË
Numërohen deri tani 48 nga 258 kuti gjithsej ASHE ka marre 6615 vota, APMI 6195 vota, dhe 83 vota FRD.

TIRANË
Në këtë qark janë numëruar aktualisht 102/1422 kuti votimi ku ASHE ka marrë 18429 vota, APMI 12767 vota, AK 299 vota dhe FRD 774 vota.

BERAT
Në qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 70/302 kuti ASHE 16023 vota, APMI 6959 vota, FRD 137 vota.

DIBËR
Në Dibër janë numëruar 53/264 kuti ku ASHE numeron 6540 vota, 6071 vota APMI, 323 FRD.

GJIROKASTËR
Në Gjirokastër  janë numëruar 19 nga 237 kuti gjithsej ku ASHE 2348 vota, 941 APMI dhe 17 vota FRD. 

SHKODËR
Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 56/417 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 8343 vota, APMI 6008, dhe FRD 207 vota.

VLORË
Vetëm në orën 03:00 pas mesnate u numeruan 3 kutitë e para në Vlorë. Deri tani janë numeruar 70/432 kuti ku ASHE ka marrë 12148 vota, APMI 5308 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 383 vota, FRD 175 vota kurse AK, 39 vota. 

SHKODËR, NË KZAZ 2 NUK KA NISUR PROCESI I NUMËRIMIT
Ora 08:44- Mësohet se në Qarkun e Shkodrës nuk ka nisur ende procesi i numërimit të votave. Ndërsa në KZAZ 3 dhe 5 dominon e majta.

LEZHË, KZAZ 12, KODHELI PREJ 00:00 MONITORON NUMËRIMIN
Ora 08:00- Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Lezhë, Mimi Kodheli mësohet se po monitoron numërimin e votave në KZAZ 12 që prej orës 00:00. Aktualisht në Lezhë kryeson e majta.

NDERPRITET NUMERIMI NE KZAZ 12, NE POGRADEC
Ora 07:00- Raportohet se në Pogradec është ndërprerë numërimi në KZAZ numër 12.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu