Verdikti 2013, rezultatet paraprake: ASHE 82 mandate, APMI 57 mandate, FRD 1 mandat

0
842

TIRANE– Kush do të fitojë zgjedhjet e 23 Qershorit? Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 janë të tetat që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist politik në vitin 1991. Shqiptarët votuan dje për ata që do na qeverisin në 4 vitet e ardhshme, ndërsa sot ende presin të mësojnë se kush do mund të dalë fitues.

Partia Demokratike, sipas kutive të para të votimit të numëruara është fituese në veri të vendit, duke kryesuar në Kukës, ndërkohë që PS-ja kryeson në zona të tjera, si në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Shkodër.

Të dhënat e fundit të KQZ theksojnë se pjesmarrja në votime në rang vendi është 53.75%. Ndërkohë për sa i përket procesit të numërimit në të gjithë vendin janë numëruar 0852 nga 5508 e kutive në total, sipas të dhënave zyrtare të KQZ.

Rezultatet paraprake ndryshojnë nga minuta në minutë. Përfundon numërimi i votave në Has e Corovodë. Në Has kryeson APMI, ndërsa në Corovodë ASHE. Korça është qarku ku numërimi po ecëm më mirë deri më tani.

Agjencia e lajmeve “BalkanWeb” sjell hartën elektorale ku informacioni vjen në kohë reale. Për më tepër klikoni

HARTA, REZULTATET ME GRAFIKE SIPAS QARQEVE

Ndërkohë, më poshtë sjellim rezultatet për koalicionet, e majta, Aleanca për Shqipërinë Europianë (ASHE), Aleanca për Punësim, Mirqenie dhe Integrim (AMPI), partitë e reja Fryma e Re Demokratike (FRD) Aleanca Kuq e Zi (AK).
Çdo shifër ndryshohet minutë pas minute me të rejat më të fundit.
Të dhënat e fundit sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ORA 14:00

REZULTATET NE RANG VENDI DERI NE OREN 10:30
ALEANCA PER PUNESIM, MIREQENIE DHE INTEGRIM (40. 44% te votave)
ALEANCA PER SHQIPERINE EUROPIANE (57.84% te votave)

KORÇE
Sapo janë dorëzuar kutitë, Korça ka qenë ndër të parat që ka nisur numërimin e votave bashkë me Hasin.
janë numëruar deri tani 228/447 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 43663 vota, APMI 29594 vota, FRD 700 vota.

ELBASAN
Elbasan, numërohen 102/540 kuti, ku ASHE ka marrë 20150 vota, APMI 14425 vota, FRD 587 vota. 

KUKES
Numërohen 117/169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 9901 vota, APMI 17529 vota dhe 82 vota FRD.

DURRËS
Në Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 79/444 kuti gjithsej, ASHE 14415 vota, APMI 12447 vota, FRD me 708 vota dhe AK 130 vota.

FIER
Në këtë qark janë numëruar deri tani 130/576 kuti gjithsej ASHE 28477 vota, APMI 13857 vota, kurse 1217 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.

LEZHË
Numërohen deri tani 101/258 kuti gjithsej ASHE ka marrë 14073 vota, APMI 12445 vota, FRD 275 vota dhe AK 85 vota.

TIRANË
Në këtë qark janë numëruar aktualisht 226/1422 kuti votimi ku ASHE ka marrë 40749 vota, APMI 28826 vota, AK 883 vota dhe FRD 1643 vota.

BERAT
Në qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 109/302 kuti ASHE 24562 vota, APMI 3225 vota, FRD 137 vota.

DIBËR
Në Dibër janë numëruar 87/264 kuti ku ASHE numëron 13118 vota, ndërsa APMI 11174 vota, FRD 628 vota.

GJIROKASTËR
Në Gjirokastër janë numëruar 37/237 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 4239 vota, ndërsa APMI 1877, FRD 29 vota dhe AK 3 vota.

SHKODËR
Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 114/417 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 18044 vota, APMI 14058, dhe FRD 596 vota.

VLORË
Qarku Vlorë janë numëruar 130/432 kuti ku ASHE ka marrë 26223 vota, APMI 12148 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 932 vota, FRD 175 vota kurse AK, 39 vota. 

REZULTATET E NUMËRIMIT SIPAS TE DHENAVE TE SIGURUARA NGA (BALKANWEB) ORA 14:20

QARKU TIRANE
ASHE – 38492 vota (56.4%)
APMI – 27341 vota (40.1%)
FRD – 1591 vota (2.3%)
AK – 784 vota (1.1%)

QARKU ELBASAN
ASHE – 201503 vota (57.1%)
APMI – 14425 vota (40.8%)
FRD – 587 vota (1.7%)
AK – 154 vota (0.4)

QARKU FIER
ASHE – 27183 vota (65.1%)
APMI – 13342 vota (32%)
FRD – 614 vota (1.5%)
AK – 202 vota (0.5%)
Te pavarur – 392 vota (0.9%)

QARKU BERAT
ASHE – 24582 vota (70.6%)
APMI – 9925 vota (28.5%)
FRD – 199 vota (0.6%)
AK – 99 vota (0.3%)

QARKU KORCE
ASHE – 40417 vota (58.5%)
APMI – 27854 vota (40.3%)
FRD – 680 vota (1 %)
AK – 124 vota (0.2%)

QARKU VLORE
ASHE – 26223 vota (66.4%)
APMI – 12148 vota (30.8%)
FRD – 469 vota (1.2%)
AK – 261 vota (0.7%)
Te pavarur – 383 vota (1%)

QARKU GJIROKASTER
ASHE – 4239 vota (68.9%)
APMI – 1877 vota (30.5%)
FRD – 29 vota (0.5%)
AK –

QARKU DURRES
ASHE – 13518vota (52.1%)
APMI – 11633 vota (44.9%)
FRD – 663 vota (2.6%)
AK – 121 vota (0.5%)

QARKU DIBER
ASHE – 13118 vota (52.4%)
APMI – 11174 vota (44.6%)
FRD – 628 vota (2.5%)
AK – 119 vota (0.5%)

QARKU LEZHE
ASHE – 14078 vota (47.9 %)
APMI – 12445 vota (42.4 %)
FRD – 2765 vota (9.4 %)
AK – 85 vota (0.4%)

QARKU SHKODER
ASHE – 14659 vota (55.6%)
APMI – 11176vota (42.4%)
FRD – 446 vota (1.7%)
AK – 92 vota (0.3%)

QARKU KUKES
ASHE – 8503 vota (35%)
APMI – 15243 vota (64.2%)
FRD – 165 vota (0.7 %)
AK – 33 vota (0.3%)

HAS PËRFUNDON PROCESI I NUMËRIMIT TË VOTAVE NË HAS, KRYESON APMI
Ora 12:32-
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Has, ku janë numëruar gjithsej 32 kuti votimi. Koalicioni i djathtë APMI ka marrë 5212 vota ose 58%, ndërsa ai i majtë ASHE 3753 vota ose 41%.

FIER, KOMISIONERËT KËRKOJNË PUSHIM, NDËRPRITET NUMËRIMI
Ora 12:17- Komisionerët e KZAZ të Fierit kanë mbyllur për momentin procesin e numërimit të votave. Unanimisht komisionerët e KZAZ kanë marrë vendim për një pushim, pasi komisionerët dhe numëruesit e QV kanë punuar natën dhe kanë shfaqur shenja lodhjeje. Ata kanë vendosur që procesi i numërimit të rifillojë rreth orës 15:00.

Procesi i numërimit dhe në përgjithësi procesi zgjedhor në Fier ka qënë i qetë. Sipas kryetarit të KZAZ 62, Rudin Bircaj, gjithçka ka qenë e qetë pa tensione dhe ndërhyrje. Nuk ka patur raste dhune apo tendenca manipulimi. Sipas të dhënave paraprake deri tani janë numëruar 106 QV.

ÇOROVODË PËRFUNDON NUMËRIMI, ASHE NË AVANTAZH
Ora 12:00- Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Çorovodë, ku PS ka marrë 1021,PD 290 dhe LSI 1581. Duket qartë fitorja e koalicionit të majtë ASHE.

PËRFUNDON NUMËRIMI PËR 4 KOMUNA NË BERAT
Ora 11:55- Ka përfunduar numërimi i votave në dy komuna të Beratit, Cukalat dhe Kutalli. Në Cukalat PS ka marrë 1380 vota, PD 563 vota. Ndërsa në Kutalat PS ka marrë 214 vota, PD 36 dhe LSI 60 vota. Ka përfunduar gjithashtu numërimi në komunat Perondi dhe Kozare. Në Perondi PS ka fituar 145 vota, PD 37, ndërsa në Kozare PS merr 163 vota, PD 32 vota dhe LSI 35. Mësohet se po vazhdon numërimi edhe në komunën Sinjë, ku kanë mbetur edhe 10 kuti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu