Verifikimi i veteranëve, procesi pritet të përmbyllet nga mesi i muajit shkurt

0
662

Veteranet

Ligji për vlerat e luftës nis të zbatohet ende pa iu vënë pika seleksionimit të veteranëve të UÇK’së. Procesi tashmë disavjeçar ka arritur në fundin e tij, ndërsa ligji hyn në fuqi që nga dita e parë e janarit.

Nga 67 mijë aplikacione, kanë mbetur edhe 5 mijë sosh për t’u seleksionuar – Shtabi i Përgjithshëm një zonë në Drenicë dhe Zinxhiri Komandues i Zonës Operative të Drenicës, raporton KTV.

Por, emrat e vërtetë të veteranëve do të dihen vetëm pas mesit të muajit janar, kur zyrtarisht do të shpallen edhe listat, e të cilat do të publikohen në zyrat e veteranëve në mbarë Kosovën, në web faqen e Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK’së dhe në së paku 2 televizione nacionale, ashtu siç e parasheh ligji.

Tashmë është ndarë edhe buxheti prej 24 milionë eurosh për implementimin e ligjit, apo për pensionet e veteranëve të papunë.

Por megjithëse pika përfundimtare e procesit nuk pritet të vihet deri kah mesi i muajit shkurt, Qeveria e Kosovës i siguron veteranët se pensionet e tyre do t’i marrin në mënyrë retroaktive.

Se procesi i verifikimit u vonua edhe për shkak të mungesës institucionale nuk e mohon as drejtori i zyrës për Veteranë në Qeveri, Faik Fazliut.

Por, sipas tij, vonesa është bërë vetëm në hartimin e dy udhëzimeve administrative që do të rregullojnë lartësinë e pensionit të veteranit dhe se çfarë lehtësish doganore do të kenë. Por që, sipas Fazliut, këto pritet të miratohen në pjesën e parë të janarit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu