Veriu: KFOR e lëshon pikën në Jagenicë

0
729

Mitrovicë – Nga mediat e huaja u raportuar më herët për izolimin e KFOR-it në pikëkontrollin në midis Jagenicës dhe Çabrës, ndërkohë që, tani, raportohet se KFOR-i e ka lëshuar tërësisht pikën e kontrollit në fshatin Jegenicë, pas bllokimit të rrugës që i kanë bërë grupet e kriminelëve serbë.

Bëhet e ditur se përfaqësuesit e serbëve dhe të KFOR-it janë marrë vesh që të largohen nga Jegenica dhe të stacionohen aty ku kanë qenë më parë, në hyrje të fshatit Çabër.

Pas bisedës, kryetari i të ashtuquajturës Komuna e Zubin Potokut dhe njeriu që akuzohet për dhënie të urdhrit për vrasjen e policit yë Kosovës Enver Zymberi, Sllavisha Ristiq, ka thënë se “serbët duhet respektuar marrëveshjen dhe ta lënë KFOR-in të tërhiqet, por ne asnjëherë nuk duhet t’u besojmë, sepse ata veprojnë në bazë të komandës që iu vije nga lartë”.

Pas betonimit të barrikadës në Zupç, KFOR-i ka mbetur i izoluar dhe është i detyruar të përdorë rrugë

alternative, kanë bërë të ditur reporterët nga terreni.

Pika e kontrollit e KFOR-it gjendet midis Zupçit, Jegenicës dhe Çabrës.

Janë identifikuar patrulluesit ilegalë të rrugës që kontrollohet nga tre vetura, gjegjesisht nga një “VW Polo”, ngjyrë të zezë, një “Golf 3″ pa targa dhe një “Golf 2″, ngjyrë të bardhë, po ashtu pa targa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu