Vërshime dhe në Kosovë

0
1409

Sot u mbajt takimi i Komitetit të krizave në Komunën e Prishtinës, i thirrur nga Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. Në këtë takim ishin të pranishëm Nënkryetari Dardan Sejdiu, përfaqësues nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Inspeksionit, Drejtoria e Infrastrukturës Lokale, Kompania “Pastrimi”, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, FSK-ja, Zjarrfikësit, KEDS-i, si dhe nga Qendra e Mjekësisë Urgjente.

Në këtë takim u raportua për masat e marra dhe u fol për ngritjen e nivelit të gatishmërisë dhe planin e shpëtimit në ditët në vijim.

Pjesët e prekura të Komunës së Prishtinës nga këto vërshime, janë Llukari, Besia, rruga Bajram Bahtiri, Makofci, Mramuri, Keqekolla, Bёrnica, Prugofci, rruga te bunari Hajratit, rruga Muharrem Fejza, Vranjevci, Veterniku (tё Rezonanca), Emshiri (rruga Rexhep Krasniqi), dhe Hajvalia (afër pallatit të Drejtёsisё).

Problemet mё tё theksuara janë tek Fusha e Pajtimit, ku ishte bllokuar hyrja nё kolektor dhe mbeturinat e kishin bllokuar rrjetin e kolektorit. Si pasojë, ishin vërshuar disa shtёpi.

Gjendja e rёndё ishte edhe nё fshatin Llukar, ku te ura e Berishëve ishin mbledhur mbeturina tё shumta dhe uji kishte vërshuar disa shtёpi, duke rrёzuar kështu disa shtylla tё rrymës.

Nё Makovc, njё urё, nё pamundësi pёr ta pёrcjellë ujin, ka mbledhur mbeturina dhe ёshtё bllokuar, me ç’rast kemi pasur vërshime tё disa shtëpive.

Në fshatin Besi, ku si pasoje e shembjes sё dheut, njё shtёpi ёshtё vërshuar.

Nё Prugovc, ka dalë uji nga kanali i Ibёr Lepencit.

Nё Veterrnik, prapa Rezonancёs (rr. Bajo Topulli), ёshtё rrёzuar njё mur, i cili e ka bllokuar njё pjesё tё rrugës.

Nё Lagjen e Spitalit, Rr Muharrem Fejza dhe nё Rr. Malush Kosova, kemi pasur disa vërshime nëpёr shtёpi..

Nё lagjen Emshir ka dalë prrocka nga shtrati, dhe i ka rrezikuar disa shtëpi.

Nё fshatin Mramur janë rrëzuar disa shtylla tek ura, si pasojë e reshjeve të shumta.

Nё fshatin Hajkobillё dhe Dabishevc, lumi lokal ka dalë nga shtrati dhe e ka bllokuar rrugën atje.

Nё fshatin Shkabaj ka pasur vërshime tё disa shtëpive tё banimit.

Nё fshatrat Bёrnicë e epërme dhe e poshtme, si pasojë e vërshimeve ishin bllokuar disa shtëpi.

Nё Hajvali, te Pallati i Drejtёsisё, është mbledhur uji te trafoja dhe rrezikohej vërshimi i saj.

Nё Kolovicë tё re ka pasur disa vërshime ku janë njoftuar ekipet emergjente.

Nё Vranidoll, lagja e Vёrbovcёve njё prrockё ka dalë nga shtrati dhe po i rrezikon shtypit e asaj pjese.

Në të gjitha këto raste ka pas intervenime nga ana e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, FSK-në, Zjarrfikësit, KEDS-in, kompanitë që punojnë për Komunën dhe të tjera që shprehën gatishmërinë për të ndihmuar.

Nё fshatin Keqekollë, uji vërshoi disa shtalla, dhe kishte hyrё edhe nё stacionin e policisё. Ky fshat momentalisht është i pakalueshëm për makina të lehta, dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të mos kalojnë në atë pjesë. Jemi duke i monitoruar nevojat për transportim të qytetarëve.

Me ngritjen e nivelit në Gatishmëri Emergjente të gjitha kompanitë janë të obliguara t’i përgjigjen Komunës sipas nevojave. Deri me tani përgjigja e kompanive ka qenë 100 për qind.

Përgjithësisht, shkaku kryesor i vërshimeve janë intervenimet në shtretërit e lumenjve përmes uzurpimit të pronës publike dhe ndërtimeve të egra.

Batllava është mbushur rreth 4 metra më shumë, ndërsa Badoci rreth 1 metër e gjysmë. Momentalisht është ndalur mbushja e Badocit nga Ujmani, për shkak të sasisë së shtuar të ujit dhe ndotjes potenciale. Ujësjellësi do të bëjë monitorimin e cilësisë së ujit për shkak ndotjes potenciale.
Ne do ta monitorojmë situatën pandërprerë, dhe prioritet mbetet siguria e qytetarëve.

Numrat e emergjencës ku mund të lajmëroni nëse ka vërshime dhe rrezik për lagjen apo fshatin ku banoni në Komunën e Prishtinës.
038 245 666
038 245 777

Për çdo lajmërim jepni adresën ose vendndodhjen dhe saktësoni llojin e problemit nga vërshimet. Ndërsa për qytetarët që duan të raportojnë problemet që vërejnë në rrugët e vërshuara mund të dërgojnë fotografitë dhe vendndodhjen në:[email protected]


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu