Veseli: BE le të na i marrë vizat neve, politikanëve, tua jape qytetarve

0
653

Kadri veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e ka quajtur lajmin e djeshëm për suspendimin e liberalizimit të vizave “një lajm shume i keq”, sepse Kosova, sipas tij, është i vetmi vend në Evropë që është i betonuar.

“Dua të pyes Bashkimin Evropian pse të mbahemi të izoluar? A jemi ne shumë të veçantë apo çfarë është puna? Nëse është çështja se ka korrupsion, atëherë le të na ndëshkojnë për korrupsion ne ose le të na ndalin vizat neve politikanëve, le t’ia nisin prej meje e krejt politikanëve tjerë, le të na marrin vizat se ne vizat i kemi. Po qytetarëve, prindërve që vdesin pa i pa fëmijët e tyre le t’ua japin vizat dhe te shkojnë t’i vizitojnë fëmijët e vet”, tha Veseli.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Parë Vjetore për Partneritet midis Kuvendit të Kosovës dhe Shoqërisë Civile, Veseli gjithashtu foli edhe për gjendjen e krijuar në vend ku tha se parlamentarët nuk janë duke kaluar nëpër një situatë që po i bën ata krenarë dhe se Kuvendi është duke e paguar një çmim shumë të lartë, duke shpresuar se në fund do të bëhet një zgjidhje e mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu