Veseli kërkon që Remit t’i merret mandati i deputetit

0
698

Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i është drejtuar presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, që t’i merret mandati i deputetit Rrustem Mustafës.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, Veseli ka kërkuar nga presidentja t’i drejtohet KQZ-së që pas marrjes së mandatit të Mustafës të emërojë një tjetër deputet të PDK-së.

Sipas burimeve të “Zërit”, Veseli ka bërë një kërkesë të tillë, pasi Mustafa nuk e ka paraqitur dorëheqjen në Kuvend. Rrustem Mustafa është dënuar vitin e kaluar nga Gjykata për krime lufte.

“Na ka ardhur edhe vendimi i Gjykatës për Rrustem Mustafën që është i dënuar. Andaj, kryeparlamentari Veseli të premten i ka dërguar letër presidentes, ku ka kërkuar që ta adresojë në KQZ marrjen e mandatit të deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafës, dhe në vendin e tij të caktojë një deputet tjetër të kësaj partie”, ka bërë të ditur një burim brenda Kuvendit të Kosovës/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu