Veseli thërret mbledhje urgjente të kryesisë së Kuvendit

0
720

Kuvendi

Pas arrestimit të dy Deputeteve të “Vetevendosjes” që ka bere sot Policia e Kosovës, Qeveria e Isa Mustafa – Thaqi duket te jete ndier me e forte tani dhe provon te sjelle “Zajednicen” në Kosovë.

Po ashtu në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për mbajtjen e seancës së ardhshme, ku janë përcaktuar pikat e rendit të ditës ku pika e pestë është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016.

Nga njoftimi I Kuvendit të Kosovës, ky do të jetë rendi i ditës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme

2. Përgatitjet për seancën plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjitpër Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016.

5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10,

6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huas,

7.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për treguesit gjeografik dhe për emërtimet e origjinës,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dizajnin industrial,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për themelimin e Fondit kosovar për garanci kreditore,

11.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e maturës shtetërore,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,

13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Energjinë Termike,

14. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emrimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit,

15. Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të ankesave në Komisionin e Pavarur për Media.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu