Vetëm 16 mijë personave u është njohur statusi i veteranit të luftës së UÇK-së

0
669

veteranet-640x330

Vetëm 30 për qind e atyre që pretenduan se luftuan për Kosovën do t’u njihet statusi i veteranit.

Nga mbi 52 mijë aplikacione, të cilave u është dhënë vula përfundimtare, vetëm 16 mijë janë pranuar si luftëtarë të vërtetë të UÇK’së. Dy vjet pas nisjes së procesit, në dhjetor pritet edhe publikimi i listave finale, raporton KTV.

Tashmë qeveria ka ndarë edhe buxhetin për të nisur zbatimin e ligjit për veteranët që nga 1 janari. 25 milionë euro nga Buxheti i Kosovës do të shkojnë për kontribuuesit e luftës dhe femrat e dhunuara.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga Sekretari i Komisionit Qeveritar për Verifikim, Faik Fazliu.

“Tashmë janë finalizuar të gjitha punët. Në fund të javës së kaluar kemi pasur 52 mijë aplikacione të filtruara, në të cilat rreth 16 mijë vetave u është njohur statusi. Në dhjetor listat do të publikohen për publikun, e në janar pritet që veteranët të nisin t’i marrin benefitet që u takojnë”, ka thënë Fazliu.

Ndryshe një pjesë e veteranëve kanë kërcënuar që në rast se procesi nuk përmbyllet deri më 31 dhjetor, atëherë ata do të dalin në rrugë për të protestuar, pasi thonë se procesi u stërzgjat qëllimisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu