Veteranët hynë me forcë në Qeveri

0
639

Veteranet sot1

(E plotësuar) – Protestuesit veteranë kanë hyrë me forcë brenda rrethojave të objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ata e kanë thyer kordonin policorë dhe po kërkojnë nga qeveritarët që të dalin e të bisedoj me ta.

‘UCK, UCK, Hajnat jashtë. Qelna derën ti nxirrem hajnat jashtë”, janë disa nga brohoritjet e tyre.

——————————-

12:14 – Protesta e veteranëve nis me tensione, ashtu siç ishte paralajmëruar (Foto)

Ka nisur protesta e veteranëve të luftës përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Protesta është tensionuar nga fillimi për shkak se veteranët kanë provuar afrimin e rrethojave të ndërtesës së Qeverisë. Ata janë penguar nga policia, e cila kishte rrethuar objektin.

Veteranët po bëjnë thirrje qeverisë për publikimin e listave të plota dhe permisimin e tyre, dhe po ashtu po kërkojnë nga institucionet të mos përkrahin themelimin e gjykatës speciale.

Veteranet sot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu