“Vetëvendosja e para, UÇK-në e fusim në Kushtetutë”

0
720

visar-ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se tashmë po vërehet që Vetëvendosje është në momentumin e saj dhe fare lehtë mund të jetë partia e parë në Kosovë.

“Jemi strumbullari i forcave progresive të Kosovës. Ky fakt po njihet në vend, por edhe jashtë Kosovës”, ka deklaruar Ymeri në fjalën e tij në Këshillin e XXVI (26) të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes.

“Lëvizja Vetëvendosje ka filluar të kuptohet drejt, në qasjen e vet dhe në programin e vet. Vetëvendosja ka gjasa të jetë subjekti i parë politikë në Republikën e Kosovës”.

Madje Ymeri ka bërë edhe një zotim para të pranishmëve në sallën në Prishtinë, por edhe ndaj qytetarëve të Kosovës, njofton Kk

“Do ta vazhdojmë luftën për ta futur UÇK-në në Kushtetutën e Kosovës”, tha Ymeri, sepse, sipas tij, asnjë e keqe që po i ndodh tani Kosovës nuk do të lejohej në “Kosovën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu