‘Vetëvendosja’, e vetme në zgjedhjet e ardhshme

0
740

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje” (LVV), Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme subjekti që ai përfaqëson do të hyjë në koalicion me shoqërinë civile dhe me njerëz nga shkenca e historia, por jo me AAK-në dhe “Nismën”.

Sipas Konjufcës, AAK-ja e “Nisma” synim e kanë postin e kryeministrit, kusht ky i panegociushëm nga “Vetëvendosja”.

Ndryshe, Konjufca në një intervistë për gazetën “Zëri” ka deklaruar se pas shkeljes së rezolutës për rrënimin e murit në veri, LVV-ja dhe dy subjektet tjera opozitare do të vazhdojnë me protesta varësisht prej rrethanave që do vijnë në ditët në vijim. Ai më tutje i ka kritikuar takimet e nivelit të lartë të dialogut politik në Bruksel derisa ka theksuar se Gjykata Speciale është një gabim i madh dhe me tendenca raciste.

Ndërkohë, Konjufca e komenton edhe deklaratën e akademik Rexhep Qosjes për shkëmbim territoresh. Ai mendon se Kosova  në këto momente duhet angazhuar në ruajtjen e trojeve të vendit dhe duhet të ndalojë se maturi kufijtë sepse madhësia e tyre dihet. Për shqiptarët në Maqedoni Konjufca ka rekomanduar se duhet të jenë të bashkuar sepse pa ta rrëzohet qeveria maqedonase

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu