Vetëvendosja sulmon Edita Tahirin me domate

0
731

Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga kjo lëvizje janë arrestuar nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës- thuhet në një njoftim për media nga kjo lëvizje.

“Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetët tanë në Kuvendin e Republikës së Kosovës u arrestuan sot brutalisht nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje sot ka organizuar një aksion protestues kundër zëvendëskryeministres Edita Tahirit dhe koncesioneve të vazhdueshme të saj ndaj Serbisë dhe në dëm të shtetësisë së Kosovës. Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë thuhet se aktivistët e lëvizjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës që e lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës me kryeqytetin e Kosovës, “për t’ia bllokuar atë zëvendëskryeministres dhe koncesioneve që ajo po i sillte në Kosovë”.

“Negociatat për Kosovën mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë përkundër fjalëve të mëdha të Hashim Thaçit e Edita Tahirit, të cilët pas sulmit të Serbisë mbi institucionet e Kosovës dhe vrasjes së policit të Kosovës, Enver Zymberit, filluan ta shohin qartë se kush është Serbia dhe madje me fjalë edhe të na e tregojnë këtë hapje të re të syve të tyre karshi armiqësisë së Serbisë. Por veprat e tyre megjithatë flasin ndryshe, në kundërshtim me fjalët e tyre. Kjo tregon se ata janë të vetëdijshëm për dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës, por prapëseprapë janë të gatshëm të vazhdojnë me këtë mënyrë veprimi”, konsideron Lëvizja “Vetëvendosje”.

Bëhet e ditur se aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” kishin hedhur domate në drejtim të veturës së zëvendëskryeministres Tahiri, ndërsa me këtë rast policia ka arrestuar 31 aktivistë të lëvizjes, ndër ta edhe deputetet Albana Fetoshi dhe Albulena Haxhiu.

 

Ndërkohë Lëvizja “Vetëvendosje” ka publikuar listën e aktivistëve të arrestuar nga Policia e Kosovës, ata janë:

 

Adonis Tahiri    Gjilan, Agron Kabashi  Burim , Aida Dërguti  Vushtri, Albana Fetoshi  Rahovec  Është liruar, deputete, Albulena Haxhiu  Prishtinë  Është liruar, deputete, Anita Shabani  Prishtinë, Arbnor Dehari  Prishtinë, Boiken Abazi    Tiranë, Dardan Molliqaj    Deçan, Drenushë Xhemajli  Prishtinë, Durim Jasharaj  Burim, Erzen Vraniqi  Prishtinë, Etleva Malushaj    Prishtinë, Flamur Pireva  Prishtinë, Frashër Krasniqi  Prishtinë  I lënduar, Gëzon Kastrati  Prishtinë  I lënduar, Krenare Krasniqi  Prishtinë, Kreshnik Ahmeti  Prishtinë, Kushtrim Dakaj  Prizren  i lënduar, Labinot Kelmendi  Prishtinë, Leonida Molliqaj  Deçan, Lirim Gashi  Artanë, Lulzim Gjaka    Vushtri, Marigonë Drevinja    Prishtinë, Muhamet Bytyçi  Malishevë, Myrvete Haradini  Drenas, Naim Jakaj  Ferizaj, Nora Fetoshi  Rahovec, Pajtim Demaj  Burim, Rron Gjinovci  Prishtinë, Selman Sokoli  Prizren  I lënduar, Teuta Rrusta  Prishtinë, Valdrin Ahmeti  Prishtinë, Zgjim Hyseni  Prishtinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu