Vetëvendosje e gatshme për të biseduar me Qeverinë, por ka një kusht

0
654

VV

Lëvizja Vetëvendosjes është shprehur e gatshme që të ulet dhe të bisedojë me Qeverinë e Kosovës, lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel, por për këtë ka një kusht.

Kushti i tyre është që marrëveshjet e arritura me Serbinë të rishikohen edhe një herë. Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse Qeveria nuk është e gatshme që së bashku të rishikojnë këto marrëveshje, atëherë sipas tij, nuk për çfarë të ulet dhe të bisedohet.

“Ne do të ishim të gatshëm të bisedojmë me Qeverinë vetëm në rast se shohim që tema e diskutimit  do formulohej në drejtim të rikonsiderimit të marrëveshje. Ne momenti që Qeveria  thotë ejani në takim ku  asnjë prejse nuk mund tu hiqet marrëveshjeve, ne i themi jo, faleminderit”.

“Kur Isa Mustafa të thotë që nuk e kam  ditur, por kam gabuar, Suhdolli me u përfshijë ne ‘Zajednicë’ nuk bënë, atëherë ulemi se bashku dhe bisedojmë”, është shprehur Konjufca, raporton lajmi.net.

Ai në konferencën për media të premten, ka thënë se fajtorë për eskalim të situatës, janë zyrtarët shtetëror të cilët shkojnë në Bruksel dhe bëjnë marrëveshje të dëmshme për vendin pa e pyetur askënd.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu