Vetëvendosje e quan të dhunshëm reagimin e Policisë ndaj veteranëve

0
880

VV

Përmes një komunikate për shtyp, Lëvizja Vetëvendosje e dënon intervenimin brutal të Policisë së Kosovës ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së, që po protestonin në magjistralen Prishtinë-Han i Elezit.

“Moskujdesi i shtetit të Kosovës ndaj veteranëve të luftës dhe margjinalizimi i tyre tash po shfaqet edhe përmes shtypjes konkrete të tyre, duke i sulmuar dhunshëm me Polici, pra në vetmen gjuhë që e di kjo Qeveri kur përballet me pakënaqësi qytetare. Në të njëjtën kohë kur zyrtarët qeveritarë, duke u thirrur në emër të UÇK-së po e gllabërojnë secilën pasuri publike për vete, e kanë rritur brutalitetin ndaj pikërisht atyre ushtarëve të UÇK-së që po angazhohen e të gjithë ushtarëve dhe vlerave të luftës”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Në fund të kësaj komunikate, Vetëvendosje thotë se mbështet kërkesat e drejta të veteranëve.

protesta

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu