Polica e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 8:00, është hedhur me ngjyre eskorta e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha deklaroi se disa persona të paidentifikuar kanë gjuajtur me vezë-ngjyrë në drejtim të veturës së kryeministrit.
Ndërkohë, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi konfirmoi se këtë aksion e kanë ndërmarr aktivistët e Vetëvendosjes si shenjë proteste kundër marveshjes se Asociacionit të Komunave Serbe që po ben qeveria Mustafa.
“Ne duam t’ia kujtojmë Mustafës se nuk mund ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të Asociacionit të Komunave serbe. Nëse ai insiston në këtë, ne do ta defunksionalizojmë Qeverinë e tij ”, deklaroi Krasniqi.