Vetëvendosje! fillon mobilizimin për protestën edhe në rrjete sociale!

0
861

Shpendi ne Protesta

Kanë filluar përgatitjet intensive për protestën e së mërkurës. Kështu, Lëvizja Vetëvendosje!, për dy protestat e fundit në Prishtinë, por edhe për atë që do të zhvillohet më 4 shkurt, po krijon “evente” në Facebook të cilat mundësojnë që të shikoni përafërsisht se sa persona do të jenë prezentë në një ngjarje që organizoni personalisht.

Në protestën e parë, eventi është krijuar një javë më herët dhe përmes tij, përgjatë një jave, mbi 19 mijë persona e konfirmuan pjesëmarrjen. Në protestën e dytë, eventi është krijuar po ashtu një javë më herët, kurse pjesëmarrjen përgjatë javës e konfirmuam mbi 13 mijë persona.

Tani, për protestën e paralajmëruar për 4 shkurt, eventi është krijuar dje, ndërsa pjesëmarrjen për më pak se 24 orë e kanë konfirmuar 12 mijë persona. Ky numër po rritet dita ditës. Por mbetet të shihet sa do dalin vërtetë në sheshet e Kryeqytetit me datën 4 Shkurt- të mëkuren që vjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu