Vetëvendosje i ka gati parullat për nesër (Foto)

0
888

pankarta

Partitë opozitare kanë paralajmëruar protestë prej kohësh për nesër.

E për këtë, ato kanë filluar përgatitjet prej disa ditësh. Pos takimeve thuajse të përditshme të liderëve të partive opozitare, ato janë gati edhe teknikisht.

E për këtë pjesë, kush tjetër më mirë ia ka zanatin se Lëvizja Vetëvendosje. Lëvizja që tani udhëhiqet nga Visar Ymeri, ka bërë gati me mija pankarta që lidhen me pikat e protestës për nesër.

“Nuk ka zhvillim e përparim, pa punësim”, “Punëtorë, studentë, fshatarë jemi një e të pa ndarë”, “Nuk ka paqe e qetësi pa drejtësi”, janë vetëm disa nga parullat e shumta, që aktivistët dhe qytetarët pritet nesër të mbajnë në duar gjatë protestës.

pankarta2

pankarta3

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu