Vetëvendosje ka një përgjigje për senatorin Amerikan, McCain!

0
534

Vetëvendosje ka një përgjigje për senatorin Amerikan, McCain!

As deklarata e Senatorit amerikan McCain, e as ajo e ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel që Kosova sa më shpejt të ratifikoj demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk e ka zmbrapsur Lëvizjen Vetëvendosje.

Deputetja e kësaj partie, Shqipe Pantina në një prononcim për Gazetën Blic ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i respekton miqtë ndërkombëtar, mirëpo sipas saj, Kuvendi është që të përfaqësoj interesat e qytetarëve.

Dhe ka shtuar ajo, qytetarët e kanë thënë fjalën e saj në lidhje me demarkacionin, përmes 205 mijë nënshkrimeve.

“Ne i respektojmë miqtë tonë ndërkombëtar dhe çdo këshillë e tyre është e vlefshme. Sidoqoftë Kuvendi është për të përfaqësuar interesin e qytetarit të Kosovës, dhe sa i përket demarkacionit qytetarët kanë dhënë mendimin e tyre përmes mbi 205 mijë nënshkrimeve. Ndërsa sa i perket ushtrisë qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet që Kosova duhet të ketë ushtrinë e saj dhe me së miri do ishte që kjo të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese”, tha Patina për Gazetën Blic.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme edhe zyrtari i lartë gjerman, edhe senatori amerikan kërkuan nga Kuvendi i Kosovës që të miratohet demarkacioni me Malin e Zi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu