Vetëvendosje kërkon mbështetje logjistike për protestën

0
736

Protestat 3

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar mbështetje logjistike për organizimin e protestës së paralajmëruar për 4 shkurt.

Më poshtë lexoni deklaratën e VV-së.

Viti 2015 e ka gjetur popullin në Kosovë të ngritur në këmbë. Anekënd vendit janë mbajtur protesta që kanë pasur dy synime: (1) shkarkimin e Jabllanoviqit, pas deklaratave ofenduese të tij ndaj qytetarëve të Republikës dhe ndaj historisë së popullit tonë; dhe (2) mbrojtjen e kompleksit të minierave të Trepçës nëpërmjet një ligji që do ta kthente këtë kompleks në një pronë publike. Masiviteti i protestave dhe vazhdimësia e tyre ka treguar se populli në Kosovë është i gatshëm ta mbroj dinjitetin dhe pasurinë e përbashkët publike dhe nuk tërhiqet.

Lëvizja VETËVENDOSJE! dëshiron të shpreh falënderimet më të përzemërta për të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në mënyra të ndryshme deri më sot për të mundësuar mbulimin e një pjese të shpenzimeve të organizimit të protestave. Por, ende dy kërkesat kryesore kanë mbetur të pa plotësuara. Qeveritarët e Kosovës, me në krye Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin, i kanë dalë në mbrojtje Jabllanoviqit, sa kohë që refuzojnë ta mbrojnë Trepçën, dhe kanë treguar se janë të gatshëm të shkojnë deri në dhunë brutale ndaj qytetarëve vetëm e vetëm që të mos u rrezikohet pushteti.

Vazhdimi i rezistencës popullore në shesh mbetet e vetmja rrugë për ta ndalur këtë padrejtësi. Organizimi i secilës protestë ka kosto që lidhen me transportin me autobusë, derivatet, komunikimin, zërimin për fjalimet, postera, fletushka, pankarta, ekipe mjekësore, etj. Të gjithë ata që munden të kontribuojnë mund ta bëjnë këtë gjë duke dhuruar materiale të ndryshme të domosdoshme për organizimin e protestës, apo duke vendosur në dispozicion mjete transporti (autobusë, vetura, derivate), etj. Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit + 377 44 799 351 ose të shkruani në adresën e-mail: [email protected]

Protestat nuk do të ndalen deri në realizmin e dy kërkesave kryesore të qytetarëve. Ndihma juaj e sjell më afër fitoren. I bëjmë thirrje të gjithëve të na bashkohen në protestën që do të mbahet ditën e mërkurë, data 4 shkurt, ora 12:00, te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu