Vetëvendosje kërkon qe BE ta sanksionojë Maqedoninë

0
740

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar reagime më të ashpra të Qeverisë shqiptare ndaj dhunës së ushtruar mbi shqiptarët në Maqedoni. Në një konferencë për media ata sot kërkuan që BE-ja të sanksionojë Maqedoninë me respektimin të drejtave të shqiptare atje.

Liderët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar sot bashkim më të madh të faktorit shqiptarë dhe reagim më të ashpër ndaj dhunës së ushtruar ditë më parë ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Shpend Ahmeti, nënkryetar i Vetëvendosjes tha se reagimi i qeverive në Kosovë dhe Shqipëri ndaj dhunës në Maqedoni ka qenë shumë i dobët. Ai madje tha se me reagimi të tilla të të dyja qeverive barazohet dhunuesi me viktimën.

“Reagimi i MPJ, se Republikës së Kosovës ndaj ngjarjeve ne Shkup ka qenë jashtëzakonisht i butë. Ministri Hoxhaj ka kërkuar qetësi nga të dyja palët thua se që të dyja palët janë të barabarta. Thirrja për barazi të dyja palëve është disi jo reale sepse ne rastin e shqiptarëve në Maqedoni nuk është reale”, tha Ahmeti.

Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se Bashkimi Evropian aplikon standarde të dyfishta në raport me shqiptarët në Maqedoni. Ai ka kërkuar nga BE-ja që aplikojë sanksione ndaj Maqedonisë, për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve atje.

“ I bëjmë thirrje dhe BE-së që të jetë sa më objektiv në vlerësimin e kësaj situate dhe të vendosë edhe sanksione Maqedonisë sepse nuk mundet sepse nuk mundet të aspirojë një shtet të hyjë në BE kur shohim asi pamje nëpër qytet”, tha Konjufca.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje edhe BDI-së në Maqedoni, e cila është në koalicion me partinë e kryeministrit Nikolla Gruevski që ta braktisë këtë koalicion dhe të ketë një unitet më të madh të faktorit shqiptar në Maqedoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu