Vetëvendosje: Këta janë 12 personat përgjegjës për inksenimin e rastit ndaj aktivistëve të VV-së

0
444

astrit-dehari-1

Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media tha se dy aktivistët e VV-së, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, janë në shtëpi dhe se masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.

Molliqaj tha se ky vendim vjen pa ndërruar asnjë rrethanë,

“Pesë të akuzuar për terrorizëm sot janë në shtëpi, pra sot nuk qenkan të rrezikshëm”, u shpreh Molliqaj.

Ai tha se i gjithë ky proces është i montuar dhe i inskenuar, dhe si pasojë e tij, kemi humbur Astrit Deharin.

Sipas Molliqajt, fajtorët kryesorë për këtë rast janë Mentor Shala, Ridvan Berisha Shpend Maxhuni, Fatos Makoll, Luan Keka, Abdurrahim Islami, Vehbi Kashtanjeva Sylë Hoxha, Metush Biraj, Nexhmi Krasniqi, Skënder Hyseni e Dhurata Hoxha.

Kjo konferencë e thirrur nga Vetëvendosje, është mbajtur pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka aprovuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit, ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, duke u ndryshuar masën e paraburgimit në arrest shtëpiak, deri më 29 dhjetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu