Vetëvendosje: LDK e mbështet me votë dhe me heshtje Thaçin në negociata

0
917

Prishtinë, 9 tetor – Lëvizja Vetëvendosje! Ka reaguar dhe ka sqaruar publikun mbi çështjen e rezultateve të procesit të negociatave dhe takimeve Daçiq–Thaçi, si dhe lejimin e vizitave në Kosovë të qeveritarëve serbë gjatë kohës së fushatës zgjedhore. Në një deklaratë të sajën, Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet se nuk është dhe nuk ka qenë pjesë e bisedimeve që i zhvillon Qeveria e Kosovës me Qeverinë e Serbisë. Por, në këtë deklaratë, LDK nuk i tregon publikut nëse i mbështet apo jo negociatat më të fundit, si dhe nëse e pranon apo jo vizitën e zyrtarëve serbë në Kosovë gjatë periudhës së fushatës. LDK po përpiqet të duket sikur nuk ka marrë pozicion mbi këtë çështje kaq të rëndësishme, por qytetarët e dinë mirë se asnjanësia ndaj negociatave për vizitat e zyrtarëve serbë gjatë fushatës në Kosovë, nuk është pozicion opozitar por miratim në heshtje për Thaçin dhe qeverinë e tij, thuhet në reagimin e VV-së.

VV i kujton edhe një herë publikut momentet në të cilat “LDK-ja ka dalë haptazi në mbështetje të negociatave duke votuar në kuvend Rezolutën për Normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke votuar Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë – Serbi, si dhe duke votuar Ligjin për Amnistinë”. Në këto momente, si dhe në shumë raste të tjera, LDK-ja është bërë mbështetëse e PDK-së, në dëm të Kosovës, në dëm të kombit dhe të qytetarit, yhuhet në reagimin e VV-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu