Vetëvendosje mbivotohet për Audinë por Shpend Ahmeti insiston që t’a shes (Video)

0
778

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Prishtinës, ka votuar kundër shitjes së veturës së kryetarit, Audi Q7. Duke votuar kundër si dhe LDK-ja, AAK-ja dhe AKR-ja, kundërshtuan shitjen e veturës.

Ndaj kësaj kanë reaguar Dardan Sejdiu dhe Ylli Hoxha nga Vetëvendosje.

Por kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj kësaj në mbramje, duke thënë se kjo pikë do të shqyrtohet edhe në mbledhjen e Kuvendit Komunal.

“Sa për sqarim, komiteti për politikë dhe financa ka votuar kundër shitjes së Audi Q7 (70,000 euro vlerë dhe mbi 10,000 euro në vit vetëm shpenzime për naftë). Por, kjo pikë do të jetë edhe në rend të ditës në mbledhjen e kuvendit. Nuk ka kurfarë arsyetimi që në këtë komunë me këtë gjendje ekonomike të shëtitemi në makina të tilla. Paratë nga shitja duam ti dedikojmë në projekte sociale”, shkruan Ahmeti në Facebook.

http://www.dailymotion.com/video/x1cprib_vetura-shpend-ahmeti_news

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu