Vetëvendosje me rezolutë kundër marrëveshjes në Washington dhe Asociacionit (Dokument)

0
70
Vetëvendosje me rezolutë kundër marrëveshjes në Washington dhe Asociacionit (Dokument)

Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka propozuar një rezolutë me katër pika në Kuvendin e Kosovës.

Kjo projekt-rezolutë në pikën e parë të saj kundërshton marrëveshjen e nënshkruar në Ëashington, pasi sipas saj Kuvendi nuk e ka autorizuar kryeministrin Avdullah Hotin për të nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik me Serbinë, transmeton Zeri.

Në pikën e dytë të projekt-rezolutës kundërshtohet rikthimi në bisedimet e Brukselit çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa në pikën tre kundërshtohet negocimi për liqenin e Ujmanit.

Ndërsa në pikën e fundit, kundërshtohet minishengeni, marrëveshje e cila është nënshkruar më 4 shtator në Ëashington./Zëri

1.Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e ka autorizuar dhe nuk i ka dhënë leje Avdullah Hotit që të bëj zotime të tilla të njënashme lidhur me marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.Kuvendi i Kosovës nuk mbështet zotimet e tij të njënanshme që kanë të bëjnë me pikat për normaizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator 2020 në Ëashington DC.

2.Kuvendi i Kosovës nuk mbështet kurrfarë bisedime a dialogu që rikthejnë çështjen e Asociacionin të Komunave me shumicë serbe në Kosovë si temë. Asnjë zyrtar i Republikës së Kosovës nuk ka kompetenca apo autorizime dhe nuk i lejohet që të bisedojë për këtë çështje.

3.Ujmani si liqen artificial, është pronë dhe aset tërsisht i Republikës së Kosovës, i ndërtuar me fonde të Kosovës dhe menaxhohet nga Kosova. Si i tillë Ujmani dhe asnjë aset a pronë tjetër e Kosovës kudo që ndodhet ajo, nuk mund të negociohet.

4.Republika e Kosovës nuk merr pjesë në asnjë nismë apo angazhim apo marrëveshje, përfshirë dhe atë të bërë në Novi Sad në vitin 2019, që synon treg të përbashkët me disa nga vendet e ballkanit perëndimor, duke qenë se Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe ka si synim zgjerimin e ndikimit në politikën e brendshme të disa prej shteteve të këtij rajoni.

Vetëvendosje me rezolutë kundër marrëveshjes në Washington dhe Asociacionit (Dokument)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu