Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë dje ka mbajtur mbledhjen e dytë të Këshillit të saj, ku u zgjodhën anëtarët e rinj të Kryesisë dhe delegatët e rinj.
Në Këshill të Përgjithshëm, u pranuan strukturat e reja te pikave Bardhosh-Bernice-Trude, Barileve-Drenoc, Qender, Tophane dhe Llukare dhe u aprovua planifikimi buxhetor.
Anëtarë rinj që do t’i bashkengjiten Kryesisë së Qendrës në Prishtinë janë: Shpend Venhari, nënkryetar i dytë, Fitore Pacolli, koordinatore e nënkomiteteve, Drilon Pireva, Shyhrete Kurteshi, Ilmi Reçica dhe Egzon Azemi, anëtarë.
Ndërkaq Astrit Dehari, Gëzon Kastrati, Gurjeta Zeka, Bardhyl Noci dhe Artan Uflla u zgjodhën delegatë të Këshillit të Qendrës së Prishtinës në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.